• |
ide | kryesore

Këngëtari i njohur deklaron veten mbret të R&B : E meritoj

-Instant, Paparazzi, Pikante



Këngëtari i njohur Usher e ka kurorëzuar veten si Mbreti i R&B.

Gjatë një interviste në “Bevelations” të SiriusXM dhe Radio Andy, fituesi i tetë herë i çmimit Grammy u shpreh:”Mund të më thërrasësh mbret, pasi  kam punuar  dhe e meritoj.”

“Dhe nuk do ta kërkoj më. Do të quani të tillë. Sepse unë punova për të”, shtoi ai.

Më pas, Usher, emri i vërtetë i të cilit është Usher Raymond IV, mbylli diskutimet se R&B ishte një zhanër që po vdes pasi Diddy sugjeroi së fundmi një gjë të tillë.

“Kur dëgjoj njerëz, madje si Puff duke thënë: ‘Ti e di se R&B ka vdekur’ Ai më duket i cmendur,” tha artisti. ”

“E dini, veçanërisht duke ditur se ai ka oërfituar nga ky zhanër.Mbi të gjitha e dini që sipas disa burimeve nuk do të kishte hip-hop nëse nuk do të kishte R&B, kështu që është blasfemi të më dëgjosh të them, të dëgjosh njerëzit të thonë këtë gjë për R&B.”

Gjatë një Instagram Live me producentin muzikor Timbaland javën e kaluar, Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, deklaroi se “R&B nuk dëgjohet më

“R&B është i përjetshëm, nuk do të zhduket”, përfundoi Usher.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *