• |
ide | kryesore

Meta flet pas deklaratave të Yuri Kim: Mashtrimet më të mëdha Rama i ka bërë duke spekuluar me SHBA-në

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh sot se kryeministri Edi Rama po i bën shantazh SPAK-ut duke sjellë në vëmendje deklaratën e kreut të qeverisë i cili thoshte se Prokuroria e Posaçme është krijuar nga Partia Socialiste.

Në një intervistë për Euronews, Meta tha nuk ka frikë nga drejtësia, ndërsa shtoi se se krimet më të mëdha Rama i ka bërë duke spekuluar me SHBA-në.

Lexo më tej: Akuzat ndaj SPAK pasi nisi hetimet për Ilir Metën, Yuri Kim i del në mbrojtje 

“Çfarë i thotë Rama-SPAK-ut, ju jeni krijesa të PS-së, ne ju bëjmë dhe ju zhbëjmë. Këto muhabete më tha kështu jo ashtu, nuk kanë vlerë me mua. Unë jam ai politikan që nuk kam frikë nga drejtësia. Nëse SPAK do të prodhojmë lajme vere nga mediat e Rilindjes që paguhen nga inceneratorët, mund të japim dhe të gjithë emrat e mediave dhe gazetarëve që marrin lekë nga inceneratorëve. 

Mendoj që Edi Rama, mashtrimet më të mëdha në Shqipëri, krimet më të mëdha i ka bërë duke spekuluar me SHBA-në. Është shkelës i ligjeve amerikane. Kjo vërtetohet me zotin Bilal në Amerikë i cili ka bërë burg. Ky ka shpëtuar me një marrëveshje bashkëpunimi. Se çfarë thotë Edi Rama, janë përralla. Ne dimë që do të vazhdojmë revolucionin antikorrupsion. Edhe ata që janë përpara drejtësisë, janë të bëra nga Ilir Meta me fakte, prova dhe numra llogarie. Gjithë të tjerat, SPAKu dhe të tjerët janë të vonuar. Ky vonim krijon një problem të madh”, pohoi ai.



27 Comments

  1. Po meta nje super kriminel se kuptoj kur e di qe dita e gjykimit po vjen pse duhet te flasi e te jape komente per punen e rames

  2. Meta e ndjen se po i vjen fundi e tani i ka ngelur vetem te thoj keto akuza te rreme, ishalla spaku perfundon pun sa me shpejt

  3. Prej Metes zoti Rama erdhi ne pushtet ne 2013 ju kujtohet darka e ngjalave.

    Ndryshe do ishte duke shitur ne Paris

    E keqja e ketij vendi jane Rama/Kim/Meta

  4. Mesa duket amrika eshte e mendimit se ketij vendi nuk i duhet me opozite. Boll eshte edi rama me patronazhistet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *