• |
ide | kryesore

Policia kap mbi 200 mijë euro në doganë, zbulohet kujt i përkisnin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka kapur në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit plotë 202 mijë euro.

Sipas bluve të Shkodrës, paratë iu kapën një 53-vjeçari të quajtur Ilir Beqiri që po tentonte t’i fuste në Shqipëri pa i deklaruar në doganë.

Rregulli është që duhen deklaruar në doganë çdo vlerë mbi 1.5 milion lekë të vjetra.

Detaje nga policia: 

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 202 060 euro, procedohet penalisht 53-vjeçari që nuk deklaroi këtë shumë parash, në PKK Muriqan.

Shërbimet e PKK Muriqan, në bashkëpunim me homologët në Mal të Zi dhe me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. B. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 202 060 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Gjithashtu, kjo shumë parash dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 53 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.



7 Comments

  1. Shumat me te medha se 1,5 milion te vjetra duhen deklaruar ?
    Po turistet qe vijne me 1400 euro ne portofol ? Si ja bejne ?

    1. lapsus besoj…shuma qe duhet kaluar pa deklaruar nuk duhet te kaloje 1M leke (te reja).
      Cdo gje me teper duhet deklaruar ne te kundert sekuestrohet dhe fillon hetimi.

  2. 1,5 milion te vjetra ????????????
    keni tru ne koke???????????
    Bota e ka nuk duhet te kalosh shumen prej 10.000 euro o shtet kurve

    1. Bravo !
      Shume mire ja bere .
      E degjenerove fare kete SHTETIN KURVE.
      Maskarenjte , e kane bere kastile 1,5 miljon lek te vjetra per te vjedhur njerzit.
      Po me duket se kurva ne kete histori do na dali Lapsi se nuk na qenka e vertete ai limiti prej 1.5 miljon lek te vjetra.
      Megjithate , Lapsi me kete ‘lapsus’ qe ka bere , te dha dhe ty nje dore te nxjerresh frustrimin dhe inatin tend. Sot do flesh i qete. E shave shtetin per sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *