• |
ide | kryesore

Qëlloi veten me armë gjahu, humb jetën 66-vjeçari në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 66-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit. Uniformat blu të kryeqytetit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit te sotëm, në lagjen “Misto Mame”.

Sipas policisë, shtetasi K. Xh., 66 vjeç, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu (çifte) dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka ngritur grupin hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Misto Mame”, shtetasi K. Xh., 66 vjeç, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu (çifte), i cili ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *