• |
ide | kryesore

Sërish probleme ligjore për Taylor Swift

-Instant, Paparazzi, Slider



Një autore ka paditur së fundmi për të drejtën e autorit këngëtaren, Taylor Swift.

Autorja Teresa La Dart ka paditur Swift për më shumë se një milion dollarë duke pretenduar se këngëtarja ka kopjuar librin me poezi të saj të vitit 2010, “Lover”  për albumin “Lover” 2019.

Në një ankesë të paraqitur në një gjykatë federale të Tenesit më 23 gusht, padia pretendonte se dikush në ekipin e Swift-it pa librin e La Dart dhe vendosi të përsëriste ” dizajnin” e librit, raporton Daily Mail. Ankesa pretendonte se jo vetëm që të dyja veprat ndajnë të njëjtin titull, por secila është një “kujtesë e viteve të kaluara e përkujtuar në një kombinim të komponentëve të shkruar dhe piktural”.

La Dart pohoi gjithashtu se ngjyrate dhe stili i imazheve të përdorura janë shumë të ngjashme për të mos qenë rastësi.

Këngëtarja e “Bad Blood” është aktualisht e përfshirë në një tjetër padi për të drejtat e autorit për këngën e saj hit “Shake It Off”.

Kantautorët Sean Hall dhe Nathan Butler kanë deklaruar se Taylor ka përdorur tekstin e këngës së tyre  “Playas Gon’ Play”, e cila u interpretua nga grupi i vajzave 3LW. Padia, e cila u ngrit për herë të parë në vitin 2017, u hodh poshtë, por është rihapur në apel./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *