• |
ide | kryesore

Shpjegimi/ Pse Rama i është qepur Ilir Metës

-Instant, Kryesore
meta



Nuk ka dyshim se i gjithë shteti personal i Edi Ramës dhe makineria e tij e propagandës i janë qepur me bukë në trastë Ilir Metës. Nuk është mbushur ende një gjysëm viti që kur Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin lidhur me votimin e shumicës socialiste për ta shkarkuar si president “për shkelje të rënda të kushtetutës” dhe ndaj ish kreut të shtetit shpërthen çdo javë nga një akuzë e re.

Ai njëherë akuzohet se ka përdorur para të zeza për të lobuar në SHBA, duke përdorur kompaninë McKeon Group në vitin 2017, për një pagesë 700 mijë dollarëshe, duke fshehur shpenzimet si në KQZ, ashtu edhe në ILDKPKI. Shkrimi, pa emër autori, botohet në një gazetë austriake “Kronen Zeitung”.  Një herë tjetër, i zbulohet papritmas, përmes një emaili, sërish pa emër autori, një dosje spiuni e 33 viteve më parë sipas të cilës ai ka denoncuar një shokun e vet të fakultetit që kërkonte të arratisej. Menjherë pas këtij “scoop-i” vihet në punë Autoriteti “i pavarur” i dosjeve dhe Lindita Nikolli deklaron se është aq e tmerruar sa duhet të mbledhë urgjentisht Kuvendin.

Pastaj, po aq i pavarur sa autoriteti tregohet dhe SPAK, i cili me anë të një letre të Arben Krajës dëshmon se ka nisur ta hetojë për fshehje të pasurisë.

Lexo më tej:

SPAK nis hetimet për Metën/ Ish-Presidenti reagon ashpër (Deklarata)

Askush që arrin të vërë sadopak trurin në punë nuk ka dyshim se pas gjithë kësaj fushate qëndron Edi Rama, i cili tashmë kontrollon gjithçka. Boll të kujtosh fjalimin e tij, që do shkaktonte skandal në çdo vend demokratik, ku nga asambleja e PS, në 7 maj, ai i kërkonte SPAK-ut arrestimin e Metës.  “Jo unë por gjithë Shqipëria, mezi pret ta shohë para SPAK-ut, Ilir Metën” tha ai duke e akuzuar prokurorinë e posaçme se përdor dy standarte: “Partnerët tanë e futën peshkun si simbol, duke folur për peshq që do kapen, skuqen, hahen. Eshtë realisht tallje e madhe që SPAK deri tani përdor vetëm një lloj grepi e vetëm për një lloj peshku. Madje pa e pasur problem fare të gjuajë cironka me dinamit. Duket se nuk ka as vullnet per ta perdorur dinamitin per peshkaqenet”.

Rama urdhëron SPAK për hetimin e Metës dhe Berishës

Tre muaj më pas, shefi i Prokurorisë Speciale publikoi letrën ku i kërkoi KQZ-së kopje të formularit të vetëdeklarimit të Ilir Metës, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”.

Pra, i gjithë problemi nuk është të debatohet se a fshihet Rama pas kësaj lufte shkatërrimtare për institucionet shtetërore, por se përse po e bën ai këtë. Po të shohësh qëllimet e shpallura të shumicës parlamentare për sezonin e ri, ato janë dy: hartimi i ligjeve që nxjerrin jashtë nga parlamenti Ilir Metën dhe Sali Berishën dhe nxitja e SPAK për të hetuar ata. Me një fjalë eleminimi i rivalëve me metoda ekstra politike. Dhe kjo i ka dy arsye.

Në periudhën e rritjes galopante të çmimeve, kur nafta e benzina janë çmendur, kur ashtu siç është palalajmëruar energjia do të shkojë firifiu pas liberalizimit të çmimit të saj në treg, qeveria Rama është në pikën e saj më të ulët në raport me pakënaqësinë popullore ende pa ardhur dimri që, sipas të gjithë analistëve botërorë, pritet të jetë më i vështiri i dekadave të fundit. Pikërisht para tij, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë paralajmëruar protesta të fuqishme popullore dhe zgjim të opozitës. Të gjitha këto lëvizje nuk janë asgjë më shumë se përpjekje për të izoluar ata që mund të bëhen me aq takat sa kanë, katalizatorë të pakënaqësisë popullore. 

Po pyetja e dytë që shtrohet, po pse nëse i trembet një fronti radikal opozitar, Rama godet pjesën më të vogël të tij, Partinë e Lirisë, dikur LSI?

Përgjigjja gjendet në të shkuarën. Pasi edhe më parë ka bërë të njëjtën gjë. Boll të shohësh zgjedhjet e fundit parlamentare kur policia dhe prokuroria survejuan vetëm LSI-në për shitblerjen e votave sikur ky qe një sport që e aplikonte vetëm kjo parti. Boll të vëzhgosh makinerinë e propagandës, e cila u fokusua vetëm kundër kësaj pjese të opozitës. Boll të ndjekësh financimet okulte të oligarkëve, të cilët morën leje të qerasin nga pak PD e Bashës, por të mos hidhnin asnjë kacidhe tek Meta e Monika. 

Andi Bushati:Dy Shqipëritë dhe një e tretë, ajo e hajdutëve

Pra strategjia e Ramës ka qenë gjithmonë e qartë: nëse do të mos të të rrëzojnë sikurse bëre t’i vetë me Berishën, mos lër Ilir Metën t’i bashkohet kampit tjetër. Deri tani një gjë të tillë e ka bërë me mjete politike. Tani po tenton ta bëjë përmes drejtësisë dhe nxjerrjes së kundërshtarëve nga fusha e lojës. Dhe për ta arritur këtë qëllim, Rama mendon se Meta është preja më e lehtë. Jo vetëm se ai është në krye të një partie më të vogël se PD-ja, por mbi të gjitha se nuk ka fanatikë kamikazë si ata që Foltoret provuan se vazhdon të ketë pas vetes Berisha.

©Lapsi.al



82 Comments

  1. Koha do te tregoje se kush eshte me koekeforti!
    Me ne fund petet e byrkeut po hapen, jo si dikur me Bashen kolopuc me shpate kartoni ne dore!

    1. Nuk i eshte qepur Rama se per shpirt atij i duhet dhe Saliu dhe Likja se sa te jen ata ate nuk e gjen gje. Po i eshte qepur SHBA dhe kjo sdo as men as kalem si thot populli.

      1. Nuk i ze gjumi administraten e larte te USA dhe sidomos presidentin Biden pa hequr ket meten; e njef vall???? ik o tutkun

  2. Konstatim brilant “nuk ka mbeshtetes” pra peme pa kokrra, parazit i pafytyre, krijese me e ulet se zagari sepse eshte komplet mosmirenjohes qe nuk njeh njerzillik! Le ta copetojne langaraqin sepse ky i paftyre shet nene e babe per interesin personal. GJIGANTI, eshte ndryshe, ai sot, as nuk blihet dhe as nuk shitet, nga askush, ai i ka arritur te gjitha per vete dhe familjaret e tij, ai thjesht po kthehet ne LEGJENDE, si prijes i shqiptareve kunder DIKTATURES SOROSIANE, KAQ!

      1. Mondi shumë i zgjuar! Të tillë na duhen në këto kohra të bukura që po jetojmë (kush nuk do t’i shohë është më qorr se i verbëri)
        Na udhëhiq Edi stari!

  3. Eshte Meta ai qe solli ne pushtet Ramen, i harroi ai keto?

    Megjithate eshte per te ardhur keq qe reforma ne drejtesi eshte vetem nje gjueti shtrigash e drejtuar nga njerez te perlyer me diktaturen.

    Eshte trishtuese kur sheh nje ambasade ne dispozicion te qeverise hajdute.

    Eshte alarmante kur nje President i nderuar si Trump i hyjne per kontroll edhe ne dollapin e gruas.

    Kjo eshte situata sot e prandaj Putini tallet me perendimin.

    Duhet urgjent shkulur nga rrenjet keta Marksiste i sidomos ata ne DASH apo ne ambasaden tone ne Tirane.

    I takon popullit Shqipetar e atij Amerikan kjo detyre.

  4. Te ishte ashtu nuk do priste deri me tani per meten ta fuste ne burg apo ta conte ne spak se beni ca artikuj vari karin

  5. kete duhet ta sulmojn te gjithe shqipetaret ai na ka vjedhur pse duhet pensjonistat ta ken pensjonin me pak se ka vjedhur likja me shoket e vete te “ushtris”

  6. vetëm se u sekuestruan disa dokumente. Imagjinoni të ishte marrë i pandehur Donald Trump, si presidenti ynë!

    Kuptohet, pati edhe aty njerëz e media që akuzuan se drejtësia është e kapur dhe se Donald Trump po përndiqet politikisht, për shkak se do të rikandidojë për president, siç pretendohet se po përndiqet politikisht edhe ish-presidenti ynë, meqë ka vendosur të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, siç përflitet lartë e poshtë.ShkulLlaku nje shkrim per shpellkaret e salih metaj,medjat jane mbushur me budallalliqet qe ben metaj nga jale ne lalez ky shkuLlaku flet per kapjen e drejtesise nga rama,por eshte amerika ajo qe e ka kapur dhe investuat per drejtesine,salih metaj e kane votuar me koken ulur dhe bythet perpjete reformen ne drejtesi

  7. Shumica e personave që kanë fituar shtetësinë shqiptare në shmangie të ligjit nga Ilir Meta, në emër të interesit madhor kombëtar dhe si personalitete të kombit, në fakt janë vrasës të shumëfishtë, trafikantë, drogaxhinj, përdhunues, hajdutë ordinerë, dashnore politikanësh etj. Të gjitha faktet mbërthejnë Ilir Metën, duke e vendosur Byronë e Hetimit para provës së parë, për të shembur murin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Por, dosja e pazarit të pasaportave, nuk do të jetë e vetmja. Grupi i personazheve në fjalë do të përgatisë një tjetër dosje për pasurinë e Ilir Metës, krijuar me para të pista. Me paratë e ligjshme që ka deklaruar Ilir Meta bashkë me Monika Kryemadhin, që janë vetëm paga shteti, nuk mbulon dot as shpenzimet për festimin e datëlindjeve të Monikës.

  8. Meta eshte shkatrrimtari i keti populli ka vjedhur dhe ka bere cte doj me kete vend se kuptoj pse eshte i lire akoma

    1. Saliu e Meta do t’jua qijnë Edvinin, shumë shpejt, prandaj ka aktivizuar një lumë me komente të bëra nga i njëjti person, se të tjerët i ka flakur se nuk mund t’i paguajë për budalliqet që shkruajnë.

      Mjafton ju idiotë të kuptoni se po të kishin fakte për Metën do t’i kishin nxjerë në Komisionin parlamentar për shkarkimin e tij, para një viti, por mutin i hëngrën,ashtu si po hani ju me komente top parrulla allakomuniste e pa as edhe një argument.

  9. LIKA KA DASH ME KOH ME U BURGOS E TANI ME NE FUND PO I VjEN FUND, RAMA MOS TE NDALOj DERISA TA HEQI ATE PLOTESISHT

  10. Presim të kemi drejtësi, presim që i korruptuari dhe vrasësi të ndëshkohen. Nuk ka më, këta të dy do të mbahen mend si ‘morrat e fundit’ që po pastrohen nga rajoni pas Milloshevicit, pas Mlladiqit, pas Karaxhiqit… Vendi ynë kishte mbetur në pisllëk nga vetë ‘të pa ndëshkueshmit’. Ja kjo është data 24, që Meta e kishte për zemër.

  11. Bushati dhe Shkullaku mundohen te mbulojne diellin me shoshe,po normal qe do ju qepet Metes dhe Berishes pasi populi po e voton 3mandate Edi Ramen per kete pune .

  12. Nuk i eshte qepur Edi Rama Like floririt, i eshte qepur USA. Po Like floriri nuk i bie dot gomarit e i bie samarit e thot Rama, Rama.

  13. Te ishte per Ramen, Like floriri e Saliu jan opozita qe Rama do. Me keta Rama eshte i qet deri ne fund te jetes. Po vec idjotet nuk e kuptojn qe ketyre te dyve u eshte qepur USA, dhe ka shum mundesi qe kjo ka ndodh jo spese keta kan vjedh, se te gjith kan vjedh, po sepse keta do ken ngen ndonje lug corbe te prishur nga corba ruse.

  14. Sa fort e mbron foltorja Like floririn. Per inat te vjerres qihem me mullixhiun. Harron foltorja qe emrin Like floriri ja ka ven vet Saliu, se kur i duhet Saliut, Like floriri eshte “flori” ne kuptimin e njeriut te ndershem e te paster, kur nuk i duhet Saliut, Like floriri eshte hajduti i floririt te Krrabes. Ca hipokrizie, ca pislliku.

  15. o Lapsi, le ta pranojm se Rama eshte hajdut e i korruptuar. Tani un se kuptoj, ju qe mbroni Like floririn thjesht per inat te Rames, nderkoh qe vet ju, jam i bindur qe e dini shum mir se ca muti eshte Like floriri, a ka sens qe per inat te vjerres (Rames) te qiheni me mullixhiun (Like floririn)?

    1. Ne keto 30 vjet, te gjithe qeveritaret njelloj jane. Te koruptuar dhe te pasur me leket e popullit. Por ka nje ndryshim dhe nje radhe, te gjitheve do tu vij radha. Rames pak me vone, se deri me 2033 atje e kemi. Kush do vij tjeter, ku eshte? Iliri apo Saliu apo Luli.?!!! Nuk shikoni qe jeta e nje familje te thjeshte harxhon me pak se qeni dhe macja e pushtetarit e deputetit. Qe Rama eshte mosmirenjohes, e ka vyrtyt. Ai eshte me i miri i te poshterve. Prisni se nuk keni pare gje akoma, afer 900 mije vota i ka ne xhep. Pensionistet, rreth 480 mije qe votojne P.Socialiste nuk duan as buke as uje, vetem Ramen te kemi ne krye dhe do ta kemi deri 2033.

  16. Rama na gajasin servilet e rames, sigurisht ju hedh nga nje luge çorb, rrace muti, rama hajdut , i pabese, frikacak, i paburre, flisni perralla, flisni vete e besoni vete! Qe shqiperia eshte e shquar per hajdute por si ky nuk eshte pare! Por kur shet edhe pordhe! Ik ore rame se populli dhe sidomos ata qe tenjohin qe te ri ti lexojne letrat ne xhep!

  17. Z Ilir Keq na vjen.
    Rama dihet kush eshte.
    Kjo qe po vuan ti eshte mallkimi qe te dha Zoti larte kur hengre ato ngjalat e helmuara tek gjiri i lalezit. Te fala.

  18. Pse i eshte qepur Metes ? Thjeshte fare , keputi krahet shqiponjes dhe nga mbreteresha e shpendeve kthehet ne kukuvajk . A nuk veproi keshtu edhe gjate fushates se prillit 2022 , gjithmone me lejen e Lulit ? Dhe kryemadhi humbi mandate si me dore per 70 ,150 apo 200 vota ? Edhe ne kirurgji ka gabime , e pret me shuma apo me pak , ndersa igjati ine nuk gaboi as edhe nje presje . Marr 74 deputet i vetem , tha i gjati ine dhe pikerisht aq mori .
    LSI nuk merr me shume se 4 deputet tha i gjati ine dhe pikerisht keshtu ndodhi . Ky nuk bene kirurgji por mikrokirurgji . Nuk besoj se do i eci kete radhe , ka perball dy superekspert . Ka perballe dy “grabitqare” , dy “zanatalinj” qe e njohin zanatin me mendere si Berisha e Meta e jo dy “preh” si Luli dhe Mona qe nuk dinin asnje zanat perveç kakaritjes .
    Kete radhe po e krruan me gjethe fiku o i gjati ine .
    Mos mendo ti qepesh Metes , por mendo si do shpetosh menderen tende ne shtatore .
    Ndoshta nuk e ke kuptuar o i gjati ine , nuk je me gjahtar por preh .

  19. Spaku të marrë në pyetje dhe në hetim për shumat marramendëse të impianteve të pastrimit.ku bëhet fjalë me shifra dhe fakte të dokumentuara për miliona eurosh të vjedhura nga pagat pensionet dhe taksat e këtij populli që i ka shkuar thika deri në palcë.Nuk më intereson nëse Ilir Meta ka qënë apo jo spiun më intereson si mund të rregullohet mirëqenia e popullit duke dorëzuar paratë hajdutët e inceneratorëve.Poshtë hajdutët.Të dorëzojnë paratë e pastaj të futen në burg.Spaku ka përpara dosjet e incenaratorëve dhe duhet ti japë përgjigje popullit se paguhet me paga marramendëse dhe nuk duhet të merret me luftën e kundërshtarëve politikë dhe servilëve që i shërbejnë qeverisë

  20. Nuk e shikoni si eshte katandisur jeta e qytetareve por harxhonu kohen me krieminelet e politikes te te dy kraheve. Populli po ha mbeturinat e tezgave. Jeton me mire qeni dhe macja e atyre qe jetojne ne Vila, edhe 3000 lekshin ja hoqen pensionisteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *