• |
ide | kryesore

Lukashenko: Kemi përgatitur avionët luftarakë për të mbajtur armë bërthamore

-Instant, Lajme, Planet
Lukashenko



Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka thënë se avionët luftarakë SU-24 të vendit të tij janë ripajisur për të mbajtur armatim bërthamor.

Sipas agjencisë shtetërore bjelloruse të lajmeve Belta, Lukashenko tha se kishte rënë dakord më parë për këtë veprim me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Bjellorusia është e gatshme t’i përgjigjet menjëherë “provokimit serioz” nga perëndimi, paralajmëroi Lukashenko.

“Nëse Zoti na ruajt ndonjë provokim serioz kundër Bjellorusisë, objektivat tanë janë mbyllur. Ne i njohim ata. Marrëdhëniet me Bjellorusinë “nuk duhet të përkeqësohen, sepse kjo do të thotë gjithashtu përkeqësim i marrëdhënieve me shtetin e Bashkimit të Bjellorusisë dhe Rusinë që ka armë bërthamore”, tha ai.

“Nëse ata fillojnë të krijojnë probleme, Bjellorusia mund të jetë më keq, por përgjigja do të jetë e menjëhershme”, shtoi ai.

Bjellorusia nuk ka armët e veta bërthamore, por është aleate e Rusisë dhe ka lejuar që territori i saj të përdoret për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.



2 Comments

  1. Foli ky bythq! Keshtu e kane bythq, bejne si gore. I ka zene bytha kallo, edhe nga e q, edhe nga karriga qe se leshojne. Eshte i omel pushteti, si mjalti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *