• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktori i ‘Beverly Hills’

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori Joe E. Tata  ka ndërruar jetë në moshën 85 vjecare.

Shoku i aktorit, Ian Ziering  konfirmoi lajmin e hidhur në Instagram të enjten, duke shkruar: “Në muajt e fundit ne kemi humbur Jessica Klein, një nga shkrimtarët dhe producentët më produktivë të 90210, Denise Douse që luajti zonjen Teasley, dhe tani jam shumë i trishtuar të them Joe ka ndërruar jetë.

“Ai ishte shpesh një nga keqbërësit e serialit origjinal ‘Batman’,” shtoi Ziering. “Një nga njerëzit më të lumtur me të cilët kam punuar ndonjëherë.”

Tata u diagnostikua me sëmundjen e Alzheimerit në vitin 2014. Ai u shfaq në 238 episode tëBeverly Hills “90210” nga viti 1990 deri në 2000 si Nat Bussichio – pronari i restorantit ku  rrinin gjimnazistët. Tata përsëriti rolin e tij në disa paraqitje spinoff të shfaqjes.

Ai është i njohur gjithashtu për rolet e tij  në “Magnum, P.I.”, “The Rockford Files”, “Hill Street Blues”, “Batman” dhe “The A-Team”./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *