• |
ide | kryesore

Profil/ Kush është neo-fashistja që mund të fitojë zgjedhjet në Itali

-Instant, Arkiva, F1, Kryesore, Lajme, Planet



Për 40 vjet, Anna Maria Tortora (foto poshtë) ka shitur domatet e saj të pjekura dhe kastravecët e freskët për klientët e saj besnikë në tezgën e saj të tregut në Romë. Thotë se ende nuk e kupton se si një vajzë e vogël që dikur rrinte në radhë para saj duke mbajtur dorën e gjyshit mund të jetë kryeministrja e ardhshme e Italisë.

- Anna Maria, the veggie trader
Anna Maria

Ajo vajza e vogël, Giorgia Meloni, tani përflitet si emri kryesor për të udhëhequr Italinë. Anna Maria fryhet nga krenaria: “E rrita me fasule! Ajo hëngri mirë dhe u rrit mirë”.

Tregu është në zonën e Garbatella, një lagje e klasës punëtore të Romës dhe tradicionalisht një bastion i së majtës. Për ta është thuajse e papajtueshme që pas zgjedhjeve të muajit të ardhshëm mund të kenë kryeministrin e parë të ekstremit të djathtë që nga koha e Benito Musolinit.

“Ajo nuk është përfaqësuese e kësaj zone, e cila historikisht është e kuqe” – thotë Marta, një blerëse që shtyn karrocën e saj pranë tezgave të perimeve. Nëna e saj e moshuar, Luçiana thotë se ka frikë nga perspektiva.

“Unë jam thellësisht antifashiste,” – shton ajo. “Nëse ajo zgjidhet, do të jetë një periudhë shumë e shëmtuar”.

Etiketimi si “fashiste” është diçka që Giorgia Meloni e refuzon me forcë.

Partia e saj, Fratelli d’Italia (Vëllezërit e Italisë), kryeson në sondazhe dhe duke folur në anglisht, spanjisht dhe frëngjisht në një video të fundit, ajo këmbënguli se e kishte lënë ideologjinë në histori.

Por historia është pjesë e problemit në një vend që nuk pati ekuivalentin e denazifikimit të Gjermanisë pas luftës, duke lejuar partitë fashiste të reformohen. E themeluar në vitin 2012, Fratelli d’Italia i ka rrënjët e saj politike në Lëvizjen Sociale Italiane (MSI), e cila u ngrit nga hiri i fashizmit të Musolinit.

Partia mban logon e partive të ekstremit të djathtë të pasluftës: flaka trengjyrëshe, e perceptuar shpesh si zjarri që digjet në varrin e Musolinit.

Fratelli d'Italia (partito politico) - Wikipedia

“Giorgia Meloni nuk dëshiron ta heqë simbolin sepse është identiteti nga i cili nuk mund të shpëtojë; është rinia e saj” – thotë Gianluca Passarelli, një profesor i shkencave politike në Universitetin Sapienza të Romës.

“Partia e saj nuk është fashiste”, – shpjegon ai. “Fashizëm do të thotë të marrësh pushtetin dhe të shkatërrosh sistemin. Ajo nuk do ta bëjë këtë dhe nuk mund ta bëjë këtë, por ka mbështetje në parti të lidhura me lëvizjen neofashiste. Ajo gjithmonë ka luajtur disi në mes.”

Rinia e saj është me të vërtetë e ankoruar në të djathtën e ashpër dhe mes imazhit të “një gruaje të popullit”.

E lindur në Romë, ajo ishte vetëm 1 vjeç kur babai i saj, Francesco, u largua nga familja dhe u transferua në Ishujt Kanarie. Francesco ishte i majtë, nëna e saj Anna ishte e djathtë, duke nxitur spekulime se rruga e saj politike ishte e motivuar pjesërisht nga dëshira për të kërkuar hakmarrje ndaj babait të saj që mungonte.

Familja u zhvendos në Garbatella, pranë gjyshërve të saj. Atje, në moshën 15-vjeçare, ajo iu bashkua Frontit Rinor, krahut rinor të MSI-së neofashiste, më vonë duke u bërë presidente e degës studentore të pasuesit të lëvizjes, Aleancës Kombëtare.

Marco Marsilio po mbante një takim në zyrën e MSI-së në Garbatella kur Giorgia Meloni trokiti në derën e tij në 1992. Dhjetë vjet më i madh se ajo, ai u bë një mik i ngushtë dhe aleat politik dhe sot ai është president i rajonit të Abruzzo-s.

“Ishte një vajzë e hollë, por gjithmonë shumë serioze dhe e vendosur”, – thotë ai. “Të gjithë e vumë re atë sepse në mbledhjet e studentëve, ajo kundërshtonte këdo që donte t’i hiqte mikrofonin”.

Me kalimin e viteve, ata ndanë pushime familjare, debate dhe tubime shoqërore dhe ai e ka parë atë të rritet me vetëbesim. “Ajo kishte pasiguritë e saj në atë kohë, por ndoshta kjo i dha forcë sepse e bëri atë të lexonte më shumë” – thotë Marsilio.

Në vitin 2008, në moshën 31-vjeçare, Giorgia Meloni u bë ministrja më e re që kishte pasur ndonjëherë Italia, e emëruar në portofolin e Rinisë dhe Sportit nga Silvio Berlusconi.

Pasi formoi partinë e saj në vitin 2012, ajo fitoi vetëm 4% të votave në zgjedhjet e 2018-ës.

Tani, si e vetmja parti e madhe që ka qëndruar jashtë qeverisë së “koalicionit të unitetit kombëtar” të Mario Draghit, ajo po kryeson sondazhet me rreth 25% në aleancën e saj të së djathtës me Silvio Berlusconin dhe partinë e ekstremit të djathtë “Lega” të ish-ministrit të Brendshëm Matteo Salvini dhe që ka të ngjarë të fitojë shumicën në zgjedhjet e shtatorit.

Giorgia Meloni, President of Brothers of Italy party, Silvio Berlusconi, Leader of Italian right-wing party Forza Italia (Go Italy) and Northern League leader Matteo Salvini pose upon arrival at the Tempio di Adriano in Rome on March 1, 2018
Giorgia Meloni, Silvio Berlusconi dhe Matteo Salvini

Por edhe pse ajo ka kërkuar të qetësojë aleatët perëndimorë të Italisë, për shembull, duke mbështetur fuqimisht linjën pro-ukrainase të qeverisë së Draghit, politikat e saj konservatore sociale të vijës së ashpër po shqetësojnë shumë njerëz.

“Po familjes natyrale, jo lobeve LGBT!” – deklaroi ajo me të madhe në një tubim të fundit të partisë së ekstremit të djathtë të Spanjës “Vox”. Ajo ka bërë thirrje për një bllokadë detare ndaj Libisë për të ndaluar anijet me emigrantë.

“Meloni nuk është një rrezik për demokracinë, por një rrezik për Bashkimin Evropian”, – thotë Prof. Passarelli, i cili e vendos atë në të njëjtin kallëp me liderët nacionalistë në Hungari dhe Francë.

“Ajo është në të njëjtën anë me Marine Le Pen ose Viktor Orban. Dhe ajo dëshiron një ‘Evropë të kombeve’, kështu që të gjithë janë njëlloj në thelb. Italia mund të bëhet “kali trojan” i Putinit për të minuar solidaritetin, kështu që ajo do t’i mundësonte atij vazhdimin e dobësimit të Evropës”.

Tani, duke shpresuar të bëhet kryeministrja e parë grua e Italisë, ajo reklamon identitetin e saj femëror.

“Dominimi i familjes italiane është “nëna”. Ajo duket si figura maço që kontrollon kuzhinën. Meloni e përdor këtë me zgjuarsi sepse shkon drejtpërdrejt në thelbin e sistemit tonë” – thotë Prof. Passarelli.
Për aleatët e saj që tani nuhasin fitoren, 45-vjeçarja përfaqëson ndryshimin radikal politik që i duhet Italisë, duke pasur parasysh stagnimin e saj të gjatë ekonomik dhe një shoqëri që shihet si një gerontokraci.

“Ndihem mirë, si një baba që çon vajzën e tij në altar. Ne nuk do ta kishim themeluar partinë nëse nuk mendonim se ajo kishte potencialin për këtë”, – thotë Marco Marsilio.

Nëse ajo fiton muajin tjetër, e pyes se çfarë do t’i thoshte Melonit në telefonatën e tij të parë.

“Jepi!” – përgjigjet ai. “Të gjithë e kërkuam kaq shumë. Tani luaj vallen.” ©Marrë nga BBC, përshtati në shqip LAPSI.al



38 Comments

    1. Demek shitsja e tezges se fruta perimeve që në itali kur vdesin i varros bashkia se skane kokërr leku qenka e Kuqe
      Nena e saj Luviferi e shife të ardhmen të zymtë
      Prandaj mezi keni hy në Nato ju se ju quanin
      amerikanët spiunë të rusëve.
      Keni rënë me poshte se grekët nga ekonomia
      Dhe merrni ndihma sociale për një pjatë makarona në kohën e kovid 6 euro në ditë.

  1. Ore Lapsi pse i vini titullin neofashiste?Meloni është përfaqësuese e të djathtës konservatore italiane.Kjo parti s’ka asnjë lidhje me fashizmin thjesht është parti e rregullave dhe sundimit të ligjit.E majta komuniste këtu në Itali me sllogan bën fushatë!! Të mos lëmë të fitojë fashizmi.Por këtë herë s’ka ku shkojnë.Do votohet për Meloni.

    1. Ahimè thone italianet. Sindroma stokholmit te paska goditur vertet ne tru. Ke marre nje cope leter e te duket vetja romak o fshatar mali?

  2. Të tërheq vëmëndjen në këtë shkrim të BBC , “të përkthyer” nga Lapsi, një qëndrim kontradiktor për “neofashisten” italiane Meloni/
    Ndonëse pohohet se ajo ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Rusisë, për agresionin ndaj Ukrainës, hidhet fall duke “parashikuar” se po të bëhet ajo kryeministre e Italisë, Italia do të bëheshka aleate e Putinit.
    Me aq sa e kam dëgjuar Melonin në deklarimet e saj publike, ajo gjizjmonë është shprehur kjartë se nuk ka asgjë të përbashkët me fashizmin musolinian.
    Tashmë është një fakt i njohur se e majta ekstreme në Europë e më gjërë, cilindo politikan që ka bindje të djathta duke pasur në qendër interesat nacionale , pra nacionalizmin, e lufton liberalizmin ekstrem që quan homoseksualizmin si vlerë të shoqërise, apo vazhdon të përkundet në mendësinë utopike të teorive marksiste të komunizmit botëror, pra përfaqëson të djathtën konservatore, i emërtom si fashistë apo neofashistë.
    Ka një fakt historik, se si fashizmi në Itali, edhe nazizmi në Gjermani, nuk e patën zanafillën e tyre ideollogjike tek e djathta konservatore, por tek e majta nacional socialiste e shndruar në shoviniste.
    Duhen ndarë kjartë nacionalizmi nga nacional shovinizmi.
    Një parti që qeveris me prioritet për interesat e kombit të saj, llogjikisht ka përkrahjen më të madhe.
    Boll më me idiotësinë komuniste që të këndosh “internacionalen” , ulur mbi një sobë të ndezur.
    Të marësh përsipër pushtetin e “proletariatit botëror”, duke shkatëruar e injoruar ngritjen e nivelit ekonomik të vëndit tënd.
    Cilido që e ka katandisur familjen e tij në mjerim ekonomik e kulturor, bëhet qesharak nëse pretendon se do të ndihmojë familjet e tjera për të arritur begatinë.
    Jam kundër çdo keqtrajtimi e dhune ndaj komunitetit LGTB, por më shumë akoma jam kundër edukimit të fëmijve me propogandën se homoseksualizmi qenka një “vlerë” e shoqërisë.
    Vlerë të shoqërisë do të quaja investimet e mëdha për të gjetur mënyrën shkencore e humane apo qofte politike, për ta pakësuar e jo për ta shtuar homoseksualizmin.
    Jemi para një fakti se veçanërisht në vendet e zhvilluara ekonomikisht, jo vetëm po frenohet rritja e popullsisë duke rritur numurin e pensionistëve e dihet se çfarë pasojash sjell kjo, por na u dashka që të miratojmë edhe martesat një gjinore, për ta thelluar akoma më shumë këtë fenomen.
    Nuk i mjaftokërkan botës humbjet milionëshe të jetëve të njeriut nga luftërat, epidemitë, varfëria e tejskajëshme, por i shtojmë edhe “çiftet homoseksuale” duke i propoganduar ato si “vlera”
    E ritheksoj se në asnjë mënyrë nuk i quaj njerëzit me këto prirje , si njerëz të krimit, përkundrazi më vjen shumë keq për ta që janë të privuar nga mardhëniet normale njerëzore e familjare, por ama propogandën për ta shtuar numurin e tyre duke e quajtur si vlerë të shoqërisë, e quaj krim.
    Nuk kam dijen se a është e sa është i përhapur ky fenomen edhe tek qeniet e tjera të gjalla, por të gjorat kafshë udhëhiqen nga instikti e jo nga inteligjenca e trurit.
    Edhe nëse është i përhapur, janë interesat e njerëzve për ta ndaluar këtë fenomen tek kafshët e nuk ka nevojë që ta shtjelloj më tutje arsyen, sepse është e kuptueshme.
    Me shumë të drejtë mendjet normale njerëzore shtrojnë pyetjen :
    Në çfarë stadi të zhvillimit ekonomik e kulturor do të ishte bota, sikur zbulimin e madh të energjisë bërthamore, e investimet miliarda eurosh e dollarësh, ti shfrytëzonin për energji jetësore e jo për të vrarë njerëz ?
    Akoma më paradoksale e kriminale është , edhe kur botës i humbasin miliona jetë njerëzish nga pandemi si kjo e fundit, në vend që të investohet për të gjetur mjetet e parandalimit e të shërimit nga viruset e bakteriet e rrezikëshme, për qëllime lufte prodhohen në laboratore viruse e bakterie vrasëse.

    1. Vere emrin e mos ki turp. Jam dakort me ato qe shkruan dhe duke qene se jetoj ne Itali prej 22 vjetesh do te kujtoj se po,Musolini ishte anetar i partise socialiste dhe per te tille e mbajti veten deri ne fund. Po te lexosh programin e partise fashiste, hiq nja dy pika ku flitet per shtetezimin e industrise ushtarake dhe pika mbi politiken e jashtme imperialiste te Italise,asnje se dallon partine fashiste me partite majtiste . E majta do shume te varferit,aq shume I do sa mundohet ti shumoje dhe padyshim ti mbaje te varfer. Per kete shpikin lloj lloj marifesh asistencilaste,gjoja te drejtash,paga e qytetarise qe vetem sa u mbajne frymen te varferve por padyshim krijojne nje armate te devorshme votuesish. Shto ketu administratat e fryra dhe elitat e pasura universitare qe i fryjne borive te barazise kur ata vete lundrojne ne para dhe loja mbaron. Dhe perfundimi? Italia ka180% te GDP borxh. Ata qe punojne duhet te paguajne 65% te asaj qe prodhojne per te mbajtur votuesit e se majtes. Forza Meloni.

      1. Ne gjermanine naziste kishte dhe cifute qe punonin tek judenrati ose kapò. Uroj te votohet ndonje ligj i heqjes se nenshtetesise se naturalizuar dhe pastaj do ju shikojme sa do e mbroni melonin… Vermi. Turp nqs ke femije

  3. eksporti i fruta-perimeve në total për vitin 2021 arriti në vlerën 12.3 miliardë lekëve dhe përbën 26.5% të totalit të vlerës së eksporteve të produkteve bujqësore dhe blegtorale (nga të cilat 72% e përbëjnë perimet dhe 28% frutat).

    1. Meqë qenke i mirëinformuar për eskportin e fruta-perimeve për vitin 2021 e miliardave të lekëve që paska fituar Shqipëria nga ky eksport, të lutem të na informosh se sa miliarda lekë ka fituar Shqipëria nga eksporti i kastravecit apo i preshit ?
      Kurse për frutat :
      A di të na thuash se sa ton shalqij e mollë u hodhën pasi u kalbën nga mumgesa e grumbullimit e transportit?

  4. O Andi po kontrolloi nganjehere lajmeberesit qe mban aty, nese nuk e ke bere ti. Po si ka mundesi qe cdo gje qe nuk eshte e majte, duhet domosdoshmerisht te jete fashiste ose neofashiste. Sot per fatin e mire ka aq info saqe “pershtatja nga bbc-ja” qe ben lapsi duket nje palaçollek. Te kishte qene fashiste ose neofashiste Italia sot do te ishte cope cope, por eshte fakt qe kjo grazie u be bashke me Conte-n dhe Draghi-n te dy te majte te felliqur qe shkaterruan Italine keto dy vite.
    Pastaj edhe historia me ate shitesen e domateve me ngjan si historite e shokut te gjyshit tend dhe historite e ketij veremliut te Tirones qe shiste fiq. E paskeni si “semundje profesionale” ju niperit e gjysherve….

  5. Me e bukura eshte se fashistet e vertete, a majta liberalo LgBT quajne fashist kedo qe ve ne pikepyetje e diskuton idete e tyre varikarse, pra nuk te lejojne as te mos biesh dakord me to. Ky eshte fashizmi dhe si perkufizim. Jo me kot ekziston shprehja” scratch a liberal and you will find a fascist”- “gërvish nje liberal, dhe do gjesh nje fashist”.

  6. Lugat: Figurë që përfytyrohej si njeri, i cili në gjallje të tij ishte shumë i keq dhe pas vdekjes ngrihej natën nga varri, endej rrugëve e nëpër shtëpi dhe trembte njerëzit.

    Lubi: Figurë që përfytyrohej si një gjarpër keqbërës shumë i madh, me bisht të gjatë, me disa krerë dhe i pangopshëm, i ngjashëm me kuçedrën.Statistike per kokaine merr informacion tek Trusti i Geshtenjave ku spiuni agjent salih metaj e dine mire kete pune qe nga koha e Lazaratit dhe cunat e londres

    1. Po kari po, jane lazaratasit apo patronazhistet rilindas doganiere te portini durresit ku qe kur erdhi Xoni ne pushtet ne 2013 importini “bananes” (aka cocaine)u rrit me 3000% ( 30 here me shume) se c’importohej nje vit me pare ne 2012 psh. Si i thua kesaj pune o bythqir rilindje?🤪 Apo mos valle rilindasit me ardhjen e Xonit ne pushtet nje banane e blenin ta hanin e 29 te tjera i fusnin ne bythe ?🤪😂

  7. Demek shitsja e tezges se fruta perimeve që në itali kur vdesin i varros bashkia se skane kokërr leku qenka e Kuqe
    Nena e saj Luviferi e shife të ardhmen të zymtë
    Prandaj mezi keni hy në Nato ju se ju quanin
    amerikanët spiunë të rusëve.
    Keni rënë me poshte se grekët nga ekonomia
    Dhe merrni ndihma sociale për një pjatë makarona në kohën e kovid 6 euro në ditë.

  8. Nje Meloni te ri i duhet Shqiperise
    Pse mendon vetem per italianet quhet fashiste, turp edhe lapsit qe perkthen nga nje gazeta marksiste italiane kete.
    Forca e djathta italiane
    Meloni kryeministre

    1. “Berishës nuk i intereson fare se çfarë dëmesh ai i ka bërë Shqipërisë në këto 30 vjet. Berisha është prekur në sedrën e tij dhe kërkon që të paktën të faktorizohet.

      Ka shumë që thonë që e bën për të shpëtuar bizneset e familjes, por nuk e bën për këtë, madje bizneset nuk ia ka prekur njeri dhe dhëndri i tij vazhdon dhe ndërton në Tiranë.

  9. Nuk kishte në këtë popull asnjë shembull politikani të varfër dhe votuesi të pasur. Çudia ishte se sa më shumë varfërohej ky popull, aq më shumë i shtohej dashuria për udhëheqësit e tij. Dhe politikanët si për t’ua shpërblyer, sa më shumë pasuroheshin, aq më tepër i shtohej dëshira për t’u pasuruar edhe më tepër.

  10. E cuditshme sesi shqipot sa marin ndonje nenshtetesi behen me nacionaliste se vete italianet ose me katolike se vete papa…thirrini mendjes o skllever llaci e pastrues halesh se jeni fundi i kavallit te shoqerise, meloni dhe salvini u kane cjerre duke folur keq kunder shqiptareve neper sheshe e ju na dilni perkrahes. Sa probleme te thella identiteti paskeni.

    1. O “emigrant i integruar” !
      A mos quan “integrim” europian, fushatën e martesave një gjinore ?
      A mos je pjesë e atij “emigracioni ” që bashkëpunon me mafien italiane të trafikut të drogës, që paske kaq mllef të madh kundër Melonit e Salvinit ?
      Nuk janë shprehur këta politikanë të djathtë italianë për ti përgjithësuar të gjithë shqiptarët si mafiozë, por vetëm një pakicë të tyre që na e ulën kokën ne emigrantëve të tjerë.
      Nuk kam ndonjë konsideratë të madhe për Salvinin, sa i takon nivelit të tij intelektual, por përsa i përket emigracionit të paligjshëm e të pa kontrolluar, kam vlerësuar një deklaratë të tij shumë realiste për këtë problem.
      E kam dëgjuar në një fjalim në parlamentin italian që të thotë:
      “Përse duhej që vendet e BE e SHBA të bënin një eksperiment për të eksportuar modelin tonë të demokracisë në vendet arabe e ato të Afrikës së Veriut, duke e quajtur këtë “Pranvera arabe” , duke i kthyer këto vende në kaos e vendburime të miliona refugjatëve ?
      Në vënd që të paguajmë miliarda për të mbajtur në Itali këta refugjatë, kur kemi vetë rajone të varfëra a nuk do të ishte më mirë që në këto vende të varfëra të investonim qoftë gjysmën e këtyre parave, për ti ndihmuar në forcimin e ekonomisë e pakësimin e papunësisë ?
      Ec e gjeje se çfarë ka “fashiste” në këtë projekt human.
      Kryefashisti Musolini i sulmoi për ti pushtuar këto vende, kurse “fashisti” Salvini bën thirrje për ti ndihmuar që të rimëkëmben e të pakësojnë varfërinë, shkaktare të emigracionit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *