• |
ide | kryesore

Publikohet bashkëpunimi i Britney Spears dhe Elton John

-Instant, Paparazzi, Slider



Elton John dhe Britney Spears kanë publikuar duetin e tyre të shumëpritur, një version i ri i “Tiny Dancer”.

Bashkëpunimi tashmë po merr vlerësime të larta, përfshirë edhe nga avokati i Spears, Mathew Rosengart.

“Pas suksesit tonë të vështirë në largimin e babait të saj si konservator , u përballa me pyetje se çfarë do të bënte Britney më pas”,  u shpreh Rosengart për Page Six.

“Përgjigja ime ishte e thjeshtë: “Për herë të parë në 13 vjet, kjo varet nga një person dhe vetëm një person: Britney.” Askush nuk duhet të habitet që projekti i saj  i saj i parë është një sukses i madh,” vazhdoi avokati

“Siç e kam thënë gjatë gjithë kohës, Britney është një artiste brilante dheikonë. Ajo ka kaluar shumë. Pavarësisht cfarë ajo zgjedh të bëjë më pas, unë jam shumë krenar për të.”

“Hold Me Closer” është kënga e parë zyrtare e Spears që nga “Slumber Party”, e cila u shfaq në albumin e saj të vitit 2016, “Glory”.

Ekipi i artistes e ripublikoi “Glory” në vitin 2020 ndërsa ajo ishte në gjyq për konservatorin e saj, nga e cila u lirua në vitin 2021 pasi e përshkroi atë si “abuzive”.

Versioni origjinal i “Tiny Dancer”, ndërkohë, hapi albumin e John-it të vitit 1971, “Madman Across the Water” dhe u publikua si single vitin e ardhshëm.

Ndonëse nuk ishte një sukses i menjëhershëm, duke arritur kulmin në vendin e 41 në Billboard Hot 100, kënga është bërë një element kryesor në katalogun dhe koncertet live të John gjatë viteve. Ajo gjithashtu fitoi një vend në listën e Rolling Stonesi “500 këngët më të mira të të gjitha kohërave”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *