• |
ide | kryesore

“Ramoviçi do të ikë si Millosheviçi”, Meta flet për bashkëpunimin me Berishën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për atë çfarë pritet të ndodhë në shtator, si dhe koordinimin që do të ketë kjo parti me Partinë Demokratike.

“Në shtator do të presim një angazhim të jashtëzakonshëm të opozitës. PL që nga 25 korriku në mbrëmje është me kapacitet të plotë në përmbushje të opozitarizmit, sepse Shqipëria ka shumë nevojë për të rritur besimin te përkushtimi për ndryshimin dhe përmbysjen e këtij sistemi të kalbur, antikombëtar që po bjerrë çdo ditë shpresën në këtë vend dhe sidomos të rinjve shqiptarë”, tha Meta për FaxNews.

Meta foli edhe për deklaratën e bërë nga kreu i PD Sali Berisha, për mosbindje civile nëse kryeministri Edi Rama nuk do t’i përgjigjet thirrjes së qytetarëve për t’u larguar nga pushteti.

“Jemi këtu për t’i dhënë atë dimension të munguar opozitarizmit në vend, fuqinë e vërtetë popullit, për të udhëhequr dhe një ndryshim i cili përfundimisht do të japë fund personalizimit të shtetit dhe kapjes së tij nga një klikë e ngushtë…. Ramoviçi do të ikë si Millosheviçi, dhe më lehtë.

Ai do të rrëzohet siç e meriton. Me vendosmëri për ti kthyer legjitimitetin popullit shqiptar dhe institucioneve tona. Si iku Millosheviçi, pavarësisht se këtu kemi të bëjmë me një rast më të thjeshtë”, tha ai.



6 Comments

  1. Edvini i ka ditet e numeruara. Urrejtja dhe pakenaqsia popullore eshte me e madhe se kurre. Zorr se e mbyll vitin ne pushtet. KAQ.

    1. E harruat shtatorin. E shtyt nga fundi i vitit, te rrezoni ramen.
      Idiotet, kujtojn se rama eshte institucion. Ramen e kan zgjedh njerzit qe besojn te ai. Dhe doni apo nuk doni ju. Ata qe mbështesin ramen jan shumica.
      Dhe shumicen nuk ka se si ta permbysesh. Se te kthehet bumerang.

  2. Edi Rames do ja merrni ne goje ti dhe dordoleci i vucidolit o hajdut dhe spiun i sigurimit Per ju te dy Edi Rama eshte kryeminister dhe per nja 12 vjet te tjera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *