• |
ide | kryesore

Rrëfimi i hajdutit serial: 5 gabimet që bëni kur largoheni nga shtëpia

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks

Mbi 1 milion shtëpi britanike janë vjedhur në 5 vitet e fundit. Lennox Rodgers thotë se e di saktësisht se çfarë vërejnë hajdutët kur kërkojnë një objektiv të lehtë sepse …ai vetë ka qenë hajdut.


Ai kaloi 21 vjet në burg dhe tani është një ekspert sigurie që ndihmon publikun të ruajë pronën e tyre. Ai mendon se kriza e rritjes së kostos së jetesës do të rrisë edhe vjedhjet.


“Ka njerëz të çmendur, njerëz shumë të dëshpëruar, veçanërisht me rritjen e kostos së jetesës. Mendoj se krimi është rritur sepse njerëzit kanë nevojë të mbijetojnë dhe ata po vjedhin atë që munden.”

Në këtë pikë ai thotë se janë 5 gabimet më të zakonshme që bëjnë njerëzit kur largohen nga shtëpia.

Lokalet dhe pushimet

“Nëse je një hajdut karriere, duhet të marrësh saktë informacioneet. Pub-et janë një vend i mrekullueshëm për të ndenjur dhe për të biseduar me njerëzit sepse pas disa pijeve disa njerëz bëhen pak të pakujdesshëm me atë që thonë.

Gabimi më i zakonshme që bëjnë njerëzit kur shkojnë me pushime? Ata u thonë njerëzve se po largohen. Gjatë viteve të mia brenda dhe jashtë burgut, të burgosurit e grisnin adresën kur merrnin letra.

Sepse shoku i tyre i qelisë mund të lexonte adresën dhe nëse do të lirohej para tyre do të shkonin të vjedhin pikërisht shtëpinë e tij.”

Festat

“Pushuesit postojnë foto në të gjitha mediat sociale edhe teksa janë larg shtëpisë. Ata publikojnë fotografi, në mënyrë që njerëzit të shohin se ku janë. Hajdutët e dinë se prona ku ata jetojnë është bosh. Është një kurth shumë i lehtë në të cilin bien njerëzit.

Teksa ata janë larg, ata shohin disa peizazhe të bukura, motin e bukur dhe e postojnë atë në rrjetet sociale,kjo është një mënyrë që njerëzit të dinë që nuk jeni në shtëpi.”

Ku i fshihni paratë

Mos i mbani paratë tuaja nën dyshek. Kriminelët i dinë të gjitha vendet më të mira për të kërkuar. Për t’i fshehur gjërat tuaja me vlerë siç duhet kur jeni larg, Lennox sugjeron të jeni krijues.

“Ka kanaçe të rreme me ushqime dhe fasule në të cilat mund të vendosni bizhuteri dhe para. Disa hajdutë nuk e dinë se aty janë paratë tuaja. Duket si një teneqe me fasule, por në fakt është si një derrkuc i vogël. Mendoj se është mjaft e dobishme!”

Alarmet

Ka një numër në rritje të pronarëve të shtëpive që po instalojnë sisteme sigurie, por Lennox thotë se kjo nuk mjafton për të penguar hajdutët. Policët zgjidhin pak më shumë se 5% të vjedhjeve.

“Gjëja e trishtueshme është se shumë njerëz kanë raportuar se kanë treguar pamjet e tyre të sigurisë në polici dhe ende nuk është bërë asgjë. Kjo pasi hajdutët po bëhen të mençur për faktin se disa forca policie nuk po u përgjigjen vërtet thirrjeve për vjedhje.”

Mos harroni çelësat e makinës!

Mundësia më e mirë e pushuesve është që thjesht të bëjnë gjërat themelore siç duhet. Mos harroni të mbyllni gjithçka pavarësisht motit me diell të kësaj vere.

“Në këtë mot të nxehtë dhe të vështirë për të fjetur, njerëzit kanë qenë më të shkujdesur me sigurinë e tyre sepse kanë vapë. Ata bien në gjumë me dyert ose dritaret e hapura. Kur largoheni, sigurohuni që çdo dritare e mbetur e hapur të jetë e mbyllur fort.

Lennox thotë se kriminelët “do të kërkojnë çelësat e makinës” prandaj sigurohuni që t’i merrni me vete, në vend që t’i lini në sirtar në shtëpi! ©LAPSI.al

Burglar turned security expert Lennox Rodgers

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.