• |
ide | kryesore

VIDEO/ I moshuari grabit vajzën në plazh, e lë vetëm me rrobat e banjës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një vajzë e sëmurë me disleksi (vështirësia e të nxënit) është grabitur në një nga plazhet e Vlorës.

Në një video që ajo ka publikuar Tik Tok dhe që ka marrë më shumë se 2 milionë klikime ajo thotë në gjuhën italiane se ka humbur gjithçka dhe kërkon ndihmë për të identifikuar hajdutin, një i moshuar foton e të cilit e papublikuar në rrjetet sociale.

Vajza quhet Marinela Marku dhe asaj i kanë vjedhur çantën e shpinës me të gjitha sendet me vlerë që kishte brenda kur ishte duke notuar në det. Ajo tregon se disa njerëz i kanë dhënë para dhe rroba, duke qenë se hajduti i kishte marrë dhe rrobat e trupit duke e lënë vetëm me ato të plazhit.

Më pas ajo ka bërë denoncimin dhe disa persona i kanë gjetur çantën e shpinës, por pa asgjë brenda. Ajo ka humbur edhe pajisjet elektronike Apple që kishte marrë me vete.

Megjithëse kërkoi me aplikacion telefonin e saj dhe pajisjet e tjera, Marinela nuk ka mundur t’i gjejë ato.

Policia, përmes kamerave të vëzhgimit ka identifikuar hajdutin, por ende nuk e kanë gjetur. Ngjarja ka bërë jehonë edhe tek mediat italiane. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. DISLEKSIA nuk eshte ‘ veshtirsia e te nxenit ‘ por eshte ‘ veshtiresia e te lexuarit te germave ne rradhen e duhur’ .

  2. Patronazhist me siguri!

    Si mund te rrine nje pale rroba vetem me plazh te pashoqeruara nga i zoti?!?!?

    1. hahahahaaaaaaaa ,,,,,,,, do jene habitur patronazhistet si ka mundesi qe nuk e kane ne liste .
      Tani thjesht nje verifikim per ke voton dhe i sjellin breket

  3. Ne vlore ndodh normale. Me peshqiret e plazhit etj etj. Jane keta pleqte e dominove qe te vjedhin cdo gje. Votuesit e Rames

    1. Te keqen e turizmi ne ameriken latine. Edhe atje nuk te vjedh ndonje xhaje ne moshe. Patronazhist vlore me siguri.

      1. me gopin e satom
        oj marinela floket kaçurrela
        dukesh qe je jevgjit athine
        gjithmone villni vetem helm e perçarje keni fut

    1. Po Andi, mbase ke te drejte. Por nuk te duket e cuditshme qe nje vajze me probleme, disleksi apo debile,apo me zhvillim te vonuar, qe thote se nuk mban mend as numrin e tel te prinderve, niset vetem per ne Vlore, ka ne cante celular dhe laptop Apple, dhe i le ato ne rere vetem e futet ne det.
      Por kur ka probleme me mendjen (disleksia) si i perdorka aplikacionet e iphone? Po laptopin?
      Ja kishin marre te gjitha por videon me se e beri ne Vlore? Ne videothote “ketu ne Vlore”.
      Ne qafe ka 3-4 varese, me ato futet ne det kjo, pse nuk merr edhe celularin e laptopin me vehte?
      Shume e trashe per tu besuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *