• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje rreth divorcit të Sylvester Stallone me modelen

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi janë zbuluar detaje rreth divorcit të Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin.

Një burim ka treguar për ‘People’ se ish cifti kan patur shumë probleme gjatë martesës së tyre.

“Në të vërtetë nuk ishte vetëm një çështje që e bëri Jennifer  të paraqesë kërkesë për divorc.Ata kanë pasur shumë probleme për vite dhe ajo thjesht nuk mund të duronte dot më”, u shpreh burimi.

Ai shtoi se ata “vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje që Jen mendon se nuk do t’i zgjidhin kurrë” dhe se e kishin menduar me kohë ndarjen por prisnin që fëmijët e tyre të rriteshin.

Flavin bëri kërkesë për “zgjidhje të martesës ” nga aktori i Rocky në një gjykatë në Palm Beach County, Florida, .

Deklarata e saj përfshinte një pretendim se Stallone “është angazhuar në shpërndarjen, shterimin dhe/ose humbjen e qëllimshme të aseteve martesore që ka pasur një ndikim negativ ekonomik në pasurinë bashkëshortore”.

Një përfaqësues i Stallone nuk i është përgjigjur një kërkese për koment mbi pretendimet e Flavin, por aktori tha në një deklaratë të mërkurën, “Unë e dua familjen time. Ne po i trajtojmë miqësisht dhe privatisht këto çështje personale.”

Jennifer i tha ekskluzivisht PEOPLE në të njëjtën ditë, “Jame pikëlluar të njoftoj se pas 25 vitesh martesë kam bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti im Sylvester Stallone. Ndërsa ne nuk do të jemi më të martuar, unë gjithmonë do ta vlerësoj  marrëdhënien tonë dhe e di që të dy jemi të përkushtuar ndaj vajzave tona të bukura”.

“Unë kërkoj privatësi për familjen tonë ndërsa ne ecim miqësisht përpara”, shtoi modelja.

Jennifer  dhe Sylvester kanë tre vajza: Scarlet, 20, Sistine, 24 dhe Sophia, 25, ndërsa aktori ka gjithashtu  djalin, Seargeoh nga martesa e tij e mëparshme me Sasha Czack. Djali i tij më i madh Sage, të cilin ai e ndan me Czack, vdiq në 2012./Lapsi.al



1 Comment

  1. Hajde Amerike, e para per kurvat! Sja ben me qejfin Rambo sic duket dhe shkon ne donje hu tjeter te gjej qetesi! 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *