Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes së Kosovës me Serbinë për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje. Në një postim në Facebook, Osmani ka shkruar se liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane.
“Reciprocitet e barazi. Liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet. Falënderime SHBA-së dhe BE-së për rolin e tyre mbështetës. Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke”.
PO VLLAI I GJATE CA THOTE