• |
ide | kryesore

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, kamioni përplaset me disa makina

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur kthesat e Murrashit. Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë 6 automjete dhe një kamion. Nga të dhënat parapraket mësohet se kamioni ka qenë duke udhëtuar dhe i ka plasur goma, gjë që e ka devijuar nga rruga. Si pasojë e devijimit të tij nga rruga, në këtë aksident zinxhirë janë përplasur edhe 6 makina të tjera. Deri më tani është raportuar vetëm për një vajzë të plagosur e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Librazhdit.

Nga përplasja masive, është krijuar një trafik kilometrik i rënduar, ndërsa pritet hapja e qarkullimit nga ana e policisë. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *