• |
ide | kryesore

Fedez “shkund” skenën e Sunny Hill, reperi Italian artisti big i të premtes

-Instant, F1, Paparazzi



Artisti “big” i Sunny Hill në natën e parë të festivalit ka qenë pa dyshim Fedez. Reperi Italian ka ngritur peshë publikun me hitet e tij si La Dolce Vita ne bashkepunim me Tananai dhe Mara.

Qw prej publikimit, kjo kwngw qwndron nw “Top Ranking” pwr plot 12 javw, duke u cilwsuar si hiti i verws.

Kulmi ka qenë kur fansat më të zjarrtë kanë kënduar në kor vargjet e “Bella Storia”, “Vorrei ma non posso”, “La Dolce vita”.

Siç shihet edhe nga fotot, fansat e italianit janë të shumtë edhe në Tiranë dhe kanë shijuar çdo rimë.

Fedez, rap-artisti i njohur italian, ndër më të suksesshmit në vitet e fundit në industrinë muzikore përtej Adriatikut, i përfolur edhe për lidhjen e tij me Chiara Ferragnin.

Kjo është edhe hera e parë që ai vjen në kryeqytetin shqiptar për të qenë pjesë e një spektakli të tillë muzikor.

Me hite ndër vite si “Vorrei ma non posto”, “La dolce vita” apo “Magnifico”, repertori i tij është i gjerë dhe sigurisht që performanca mezi pritej nga fansat.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *