Azadi në Teheran. Nuk ndodhte që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Siç raporton BBC, megjithëse nuk kishte asnjë ndalim zyrtar për gratë që të merrnin pjesë në ngjarje sportive në Iran, ishte shumë e rrallë që ato të ishin prezent pasi shpesh u refuzohej hyrja. Vendimi erdhi pasi FIFA u dërgoi një letër autoriteteve iraniane, duke u kërkuar atyre që të hiqnin ndalimin e grave për të hyrë në stadiume, sepse në këtë mënyrë shkelej statuti i futbollit ndërkombëtar. Kështu, të enjten, tifozet u vendosën në një tribunë të veçantë dhe hynë nga një hyrje tjetër nga ajo e burrave, por mundën të ndiqnin për herë të parë nga 1979 një ndeshje futbolli në stadium.




