• |
ide | kryesore

Korçë, pranga xhepistit 20-vjeçar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 20 vjeçar është arrestuar nga policia në Korçë, pasi i ka vjedhur paratë në portofol një gruaje 48 vjeçare.

Njoftimi/ DVP Korçë

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 20 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, i ka vjedhur shumën e parave në portofol, një 48-vjeçareje.

Gjithashtu këto struktura referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 43 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”. Ky shtetas, pas një konflikti të çastit në banesë, ka goditur me mjet prerës në këmbë, motrën e tij, duke i shkaktuar një dëmtim sipërfaqësor. Në vijim të veprimeve, për këtë shtetase u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. C., 32 vjeç, banues në fshatin Dunicë, Pogradec, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se ka përndjekur një 17-vjeçare, për një periudhë dyvjeçare.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *