• |
ide | kryesore

Kosovë-Serbi arrijnë marrëveshjen/ Rama: Lajm i bukur zgjidhja me dialog

-Instant, Lajme, Të fundit



Politika shqiptare ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërhyrjen e SHBA dhe Bashkimit Europian, për dokumentet. Kryeministri i vendit Edi Rama e ka cilësuar si një lajm të bukur që mes palëve ka mbizotëruar dialogu. Po ashtu, kryeministri  ka shtuar se uron që ky dialog të kalojë në një nivel të ri, pa humbur kohë.

‘Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot’- shkruan Rama.

Edhe ministrja e Jashtme Olta Xhacka ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes. Ajo e konsideron një lajm të mirë jo vetëm për dy shtetet, por për të gjithë rajonin teksa ka falënderuar dhe BE-në lehtësimin e dialogut.

“Një lajm shumë i mirë për rajonin. Kosova dhe Serbia kanë një marrëveshje nga e cila përfitojnë si shqiptarët ashtu edhe serbët. Dialogu është gjithmonë rruga. Urime të dy liderëve dhe mirënjohje BE për lehtësimin e dialogut”, shkruan ministrja në Twitter.



6 Comments

  1. Ptthuuuu qen i piste antishqiptar.
    Ne vend ti meshoje reciprocitetit merret me parimet e sistemit global sorros (impotenca e antidhunes)

    1. leje sorosin dhe shiko morrat e shtepise. jo po edhe per shemtine e surratit tat fajin e paska sorosi..trap

      1. O loqe politika behet mbas kuintave. Te mohosh qe sorosi ska gisht do te thote te jetosh ne deluzion total, po nga ai i keqi ama… alla injoranca rama.

      2. Cifti I Surrelit duhet te Shporret per Tradheti dhe Shitje te Shqiperise tek tutori I perbashket!PTYYYYY thotë:

        Vetem ky qen tradhetar nuk e donte kete marreveshje !Ka punuar gjithmone kunder Kosoves dhe eshte antishqipetari me i ndyre!Ketij drogmeni Hajdut duhet treguar vendi me Vote!🤮🤮

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *