• |
ide | kryesore

Makina e djegur pranë Rinasit, reagon policia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës në një njoftim për mediat ka reaguar në lidhje me gjetjen e një makine të djegur në fshatin Dritas, pranë Rinasit. Efektivët policorë shprehen se mjeti është djegur tërësisht dhe është i vështirë dallimi i elementeve identifikuese të automjetit.

Ndërsa, thuhet se është duke u punuar për të zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.08.2022, jemi njoftuar se në fshatin Dritas, Njësia Administrative Zall-Herr, është gjetur një automjet i djegur plotësisht. Duke qënë se automjeti ka qënë i djegur plotësisht ka qënë e vështirë për shërbimet e Policisë dallimi i elementeve identifikuese të tij.

Gjatë këtyre ditëve, ka vijuar puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *