• |
ide | kryesore

Superiore, Tirana në ‘strofullën’ e Egnatias: katër pretendentë përplasen në javën e dytë

-Instant, F1, Sport



Kampionati nuk vonon aspak të futet në ethen e përplasjeve të mëdha e në javën e dytë vijnë menjëherë testet delikate për 4 nga pretendentët e këtij edicioni. E ndarë në tre ditë, në fakt, java e dytë e Superiores nis me takimin mes dy skuadrave që patën problemet më të mëdha në vigjilje, edhe pse e nisën kampionatin në mënyrë të kundërt.

Kastrioti që duhet të zgjidhë çështjen e bllokimit të merkatos pret në shtëpi skuadrën e dytë radhazi të sapongjitur në Superiore. Pas humbjes në Ballsh, tani përballë është Erzeni, që ka bërë befasinë më të madhe të javës së parë, duke mundur Vllazninë. Ndeshje për të mos u humbur edhe për Teutën, që në Niko Dovana ka mundësinë të marrë pikët e para, përballë Bylis që sapo është përforcuar edhe me brazilianin Esquerdinha.

Kampionët e Tiranës, në kërkim të fitores së parë pas 1-1 në debutim, duhet të luajnë transfertën e dytë radhazi, këtë herë kundër Egnatias e pa Seferin. Rrogozhinasit që humbën në shtesë me Partizanin, janë një skuadër që luan mirë futboll dhe në shtëpi mund të jenë edhe më të rrezikshëm. Objektivi tre pikë edhe për Vllazninë e Kukësin, kryendeshja e të dielës, mes dy pretendentëve që kanë vetëm një pikë diferencë. Nëse për të besuarit e Gegës 1-1 me Tiranën është i justifikueshëm, dështimi i skuadrës së Josës e detyron Vllazninë ta ketë të ndaluar një hap fals tjetër, për më tepër në Loro Borici.

Kalendarin e javës së dytë e mbyll një tjetër përplasje e madhe. Partizani e Laci sfidohen për kreun e renditjes, duke qenë se vijnë nga dy fitore. Colella e Vukicevic janë prej pak kohësh në detyrë, por do të kërkojnë të konsolidojnë formacionin dhe lojën e skuadrës në kohë sa më të shpejtë, ndaj dhe ndeshja mes tyre është krejtësisht e paparashikueshme dhe mund të konsiderohet si një test konfirmues për ambicjet e tyre…

SUPERIORE, JAVA II
27/08/2022
17:00 Kastrioti – Erzeni
17:00 Teuta – Bylis
28/08/2022
17:00 Egnatia – Tirana
19:30 Vllaznia – Kukësi
29/08/2022
19:30 Partizani – Laçi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *