• |
ide | kryesore

Video/ Manchester United rrëmben fitoren e dytë radhazi: vendosi Fernandes, vetëm 25 minuta për Ronaldon

-Instant, F1, Sport, Video



Manchester United shënoi fitoren e dytë radhazi në Premier League falë suksesit 1-0 ndaj Southampton. Në stadiumin St. Mary, vendosi një ndeshje me pak raste shënimi goli, në minutën e 55-të, i Bruno Fernandes, në sugjerimin e Dalot. E nisi nga pankina Cristiano Ronaldo, që luajti gjysmën e pjesës së dytë, ndërsa në fund erdhi edhe debutimi i Casemiros, në fushë nga minuta e 80′. Ten Hag ngrihet në 6 pikë, duke kaluar Saints të palëvizshëm në kuotën 4.

Dy të dhëna mund të bëjnë një provë: Manchester United fillon të ingranohet në Premier League. Nëse 2-1 kundër Liverpool u kishte dhënë entuziazëm Djajve të Kuq, duke lëvizur renditjen, fitorja e vuajtur, por thelbësore 1-0 ndaj Southampton duket se do t’i fusë në korsinë e duhur përfundimisht të besuarit e ten Hag. Në stadiumin St. Mary’s, pak raste shënimi, sidomos në pjesën e parë: miqtë iu afruan disa herë avantazhit në të njëjtin aksion, me Elanga, Bruno Fernandes dhe Eriksen të bllokuar nga Bazunu dhe Salisu. Megjithatë, pas gjysmë ore lojë, Saints mund t’i ndëshkonin me Bella-Kotchap, i pasaktënga fare pranë, në zhvillimet e një goditje këndi.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 55-të: krosimi i Dalot nga e djathta gjeti goditjen fluturimthi të Bruno Fernandes, që përfundoi në këndin e ulët pa i lënë mundësi Bazunut. Avantazhi 0-1 i miqve, megjithatë, rezistoi edhe falë pritjes së shkëlqyer të de Geas ndaj Aribos. Në minutën e 68-të, ten Hag vendosi se ishte koha e Cristiano Ronaldos, por portugezi nuk arriti të shënojë, ndërsa 12 minuta më vonë erdhi edhe debutimi me fanellën e Manchester Unitedit të Casemiros, që në minutën e 80-të mori vendin e Elangas. Në bilbilin e trefishtë, marrin frymë lehtësisht Manchester United dhe ten Hag, të cilët me këtë fitore ngjiten në 6 pikë. Djajtë e Kuq kaluan Southampton në renditje, të ndalur në 4 pas humbjes së tyre të dytë në Premier League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *