• |
ide | kryesore

4 në pranga/ Drejt Malit të Zi me kanabis, ketaminë dhe ekstazi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



4 persona u vunë në pranga pasi në makinën me të cilën po udhëtonin drejt Malit të Zi u gjetën drogëra të ndryshme.

Policia thotë se në pranga është vënë Anton Voci, 24 vjeç, banues në Laç; Ertjen Hysa, 23 vjeç, banues në Kuçovë; Nikola Paravani 22 vjeç, banues në Tiranë dhe Enver Idrizi, 64 vjeç , banues në Shkodër.

Ata janë paraqitur në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit me një automjet tip “Benz” që drejtohej nga Enver Idrizi ndërsa 3 të tjerët ishin pasagjerë. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm të personave dhe automjetin me të cilin qarkullonin.

Si rezultat i kontrolleve fizike u gjetën sasi të ndryshme, të ndara në pako, lëndësh narkotike kanabis, ketaminë dhe ekstazi, të cilat do t’i trafikonin drejt Malit të Zi. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *