• |
ide | kryesore

Analiza në “The Guardian”/ Mashtrimi i qeverisë britanike me emigrantët shqiptarë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Nga Kenan Malik*, The Guardian

Ka statistika të Ministrisë së Brendshme Britanike dhe më pas ka njoftime për shtyp të Ministrisë së Brendshme Britanike. Dhe hendeku midis të dyjave është shpesh aq i gjerë sa që edhe emigranti më i shkathët nuk ka gjasë të gjejë një mënyrë për të lundruar nga njëra anë në tjetrën.

Javën e kaluar, doli grupi më i fundit i statistikave të emigracionit, një grup të dhënash gjithëpërfshirëse për periudhën janar – qershor 2022. Është një minierë ari për gazetarët dhe një makth për propaganduesit e Ministrisë së Brendshme.

Merrni, për shembull, panikun e fundit mbi shqiptarët. Filloi me një artikull në Daily Mail, duke u mbështetur në një “raport sekret të inteligjencës ushtarake”, duke pretenduar se 40% e emigrantëve që kalonin kanalin e La Mansh ishin shqiptarë.

Programi “Today” i Radio 4 të enjten pohoi se “zyrtarët e qeverisë besojnë se shumica” e njerëzve që mbërrinin me varka të vogla ishin nga Shqipëria, por ky mbetet një pretendim i pambështetur në fakte.

Po atë ditë, Ministria e Brendshme zbuloi një marrëveshje me Tiranën për të “përshpejtuar” largimin e shqiptarëve, të cilët mesa duket nuk kërkojnë azil sepse vijnë nga një “komb i sigurt dhe i begatë”.

Statistikat tregojnë një histori tjetër. Sigurisht që numri i shqiptarëve që kalojnë Kanalin është rritur, por në 6 muajt e parë të këtij viti ka qenë rreth 17% e totalit.

Është e mundur që shifrat të kenë ndryshuar në mënyrë dramatike që nga fundi i qershorit, por kemi pak prova për këtë, përveç burimeve të paverifikuara të Ministrisë së Brendshme dhe një dokumenti sekret nga inteligjenca ushtarake.

Pretendimi se shqiptarët nuk kanë nevojë për azil sepse vijnë nga një vend “i sigurt” është gjithashtu i kundërshtuar nga të dhënat. 53% e kërkesave nga shqiptarët iu është dhënë azil, ose forma të tjera leje qëndrimi në vend që me vendimin e parë dhe një përqindje më e lartë në apel.

Në periudhën janar-qershor të këtij viti morën leje qëndrimi 385 persona ndërsa më pak se gjysma e kësaj shifre u refuzua. Se çfarë ndodh me shumicën e shqiptarëve që mund të kishin marrë azil, por që vendosen në korsinë e deportimit “të shpejtë”, askush nuk e thotë.

Të dhënat gjithashtu rrëzojnë pretendimin e bërë nga ministrja e Brendshme, Priti Patel se shumica e kërkesave për azil janë false dhe se “70% e njerëzve që kalojnë Kanalin… janë emigrantë ekonomikë”.

Nga të dhënat zyrtare, ¾ e të gjithë atyre që kërkuan azil ia dolën me sukses. Gjysma e atyre që apeluan ia dolën me sukses duke e çuar shkallën totale të aprovimeve në pothuajse 90%.

Çfarë ndodh me emigrantët që kalojnë kanalin?

Nga të gjithë emigrantët që kanë mbërritur me varka të vogla që nga viti 2018, 82% janë ende në pritje të një vendimi për kërkesën e tyre për azil. Kjo tregon se sa sklerotik është procesi i ministrisë së Brendshme.

Kjo nuk është për shkak të shifrave të larta pasi edhe pse numrat janë rritur, ato janë ende nën shifrat që shiheshin në fillim të viteve 2000. Kjo ndodh sepse kemi një sistem që duket pothuajse i projektuar të jetë i ngadalshëm.

Nga më pak se 1 në 5 rastet e të cilëve kanë marrë një vendim, 49% ishin të suksesshëm. Vetëm 8% iu refuzua aplikimi.

Shifrat vënë në pikëpyetje edhe pretendimin se nuk ka nevojë për udhëtime të paautorizuara në Britani. Në vitin 2018, vetëm 3 afganë (1% e të ardhurve) erdhën me varka nga përtej Kanalit.

Në 6 muajt e parë të këtij viti kjo shifër ishte 2066 apo rreth 16% e totalit. Shkaku kryesor është natyrisht pushtimi i talebanëve një vit më parë.

Ka një arsye pse po vijnë më shumë afganë. Sepse jo vetëm që është jashtëzakonisht e vështirë të aplikosh për vizë nën sytë e talebanëve, por edhe atyre që mund të mendohet se e meritojnë shpesh herë u refuzohet azili.

Javën e kaluar, doli historia e një ish-gjyqtareje femër afgane, e cila kishte burgosur dhjetëra luftëtarë talebanë, shumë prej të cilëve janë liruar nga burgu që nga fitorja e talebanëve dhe shumë prej të cilëve tani janë në qeveri.

Ajo është fshehur me djalin e saj në frikë për jetën e saj. Ajo ka familje në Britani. Megjithatë, Home Office e refuzoi kërkesën e saj për azil. Është thuajse sikur qeveria dëshiron që afganët t’u besojnë kontrabandistëve të njerëzve për t’i ndihmuar ata të bëjnë udhëtimin e rrezikshëm për në Kale dhe më pas të hipin në një gomone.

Britania u jep statusin e azilit shumë refugjatëve nga Ruanda, të paktën 7 deri më tani këtë vit. Pra, teksa qeveria ka nënshkruar një marrëveshje me Ruandën për deportimin masiv të emigrantëve të paligjshëm duke këmbëngulur se është një komb “i sigurt dhe i begatë”, ajo pranon në të njëjtën kohë se vendi është mjaft i pasigurt që njerëzit të detyrohen të largohen dhe t’u jepet azil.

Statistikat e Home Office ekspozojnë zbrazëtinë e propagandës së Home Office, dhe nxjerrin të vërtetën e gënjeshtrës së saj. Në vetvete, ata nuk do të ndryshojnë asnjë mendje për këtë çështje. Kjo nuk është për shkak se njerëzit janë irracionalë ose sepse janë indiferentë ndaj fakteve, por sepse faktet kuptohen gjithmonë brenda një kornize të caktuar, si pjesë e një narrative ose historie. Dhe historia për azilkërkuesit që është bërë gati është se “shumica, veçanërisht ata që vijnë nëpërmjet Kanalit, janë mashtrues që kalojnë radhën dhe se ata meritojnë mbylljen dhe dëbimin”.

Statistikat jo vetëm që ndihmojnë në zbërthimin e këtij miti të Home Office, por tregojnë gjithashtu një histori tjetër. Ato tregojnë se nuk ka “radhë për të kaluar”; se problemi i vërtetë është refuzimi i Britanisë për të hapur një rrugë ligjore edhe për ata, jeta e të cilëve është në rrezik vdekjeprurës dhe të cilëve

Britania u detyrohet një detyrim moral; se ata që kalojnë Kanalin me varka të vogla janë kryesisht refugjatë të vërtetë të detyruar të bëjnë atë udhëtim; se politika e deportimit masiv të emigrantëve të paligjshëm është e rrezikshme dhe imorale.

Kjo është historia që duhet të tregojmë. Dhe statistikat ofrojnë lëndën e parë nga e cila mund të thuret ai narrativë e ndryshme, që është jo vetëm më e vërtetë, por edhe më humane.

*Kenan Malik është një kolumnist i “Observer”, përshtati në shqip LAPSI.al



7 Comments

  1. Emigrimin e shkakton nje burim i jashtem. Ai fillon me nje shkendije,apo nje sinjal qe e japin dhe e stimulojne vete politikanet ose njerzit qe e perfitojne financiarishte,ekonomikishte apo politikishte kete emigracion,nga njerzit e atyre vendeve qe sot u ankokan nga emigrantet shqiptare..Po si e stimulojne.Mbeshtetja qe keta politikane i bejne rregjimeve diktatoriale,eshte e paimagjinushme mos te perfundoje ne nje emigrim masiv.Marim rregjimin diktatorial te rames.Ne kete faze ku ka aritur rama tani eshte nje rregjim i plote diktatorial.Po si ariti shqiperia ne kete rregjim aq diktatorial se slindi nje dite pasi mori rama karigen e kryeministrise ne shtator te 2013.Jo rama e filloi nga a ja filloi nje fushate terrorizuese mbi opoziten qe diten e pare me medjat e tija dhe individe prane tija. Me ” me 1 miljon shuplakat”Aq sa ne popull po flitej mjere ata qe ishin demokrate se do piqeshin ne helle.Politika perendimore e aprovoje ne heshtje dhe e la ramen te merte hapat e tjera.Aq donte rama i nxori nga puna. Me preteksin e pageses se ujit dhe dritave i rahu dhe burgosi masivishte demokratet aq sa shume demokrat vrisnin veten.Perseri politikanet perendimore me heshtjen e tyre i jepnin kurajon rames te vazhdonte me tej.Dhe ai jua futi shtepive dhe pronave te demokrateve,bizneseve te tyre me gjoba te tmershme me banda kercenuse jua mirte dhe jua mbyllte bizneset.Rama pasi jua mori pasurine demokrateve qe ishin gjysma e popullsise ,por ato si dilnin filloi kultivimin e ashashit dhe hapjen dhe perpunimin e drograve,perseri ketu pavaresishte se binin avjonet qe mbusheshin me droge nga mbipesha te huajt e mohonin apo heshtnin,apo kish nga ata ambasadore qe u bene njesh me ramen dhe mohonin mbushjen e shqiperise me droge.Rama aq shume doli hapur kur pa mbrojtien e kesaj kasapane nga politika perendimore,apo heshtjen e tyre doli hapur dhe kerkonte puntore dhe tha qe ka pune po sduan te punojne.Shqiptaret donin pune kishin nevoje per lek per te mbajtur familjet dhe shkuan,por kur pane qe dhe ne shqiperi si kartelat e droges ne kolumbi dhe gjekte po vriteshin me njera tjetren dhe shume shqiptare te punesuar ne kete masaker u vrane u masakruan u zhduken pa nam dhe nishan dhe filluan emigracionin si shpetim aq sa rama e pa qe spo i venin me ushtare per drogen doli hapur dhe ju tha shqiptareve se une bie puntore nga banglaneshi,afganistani siria dhe te kualifikuar.Perseri perendimi heshti dhe shume ambasadore u bene njesh me qeverine dhe e shtynin ramen akoma me shume te ushtronte terror.Keto dy vitet e fundit siduket i ka rene biznesi i droges dhe parate ai filloi hapur duke terrorizuar financat e shtetit deri ne qindarken e fundit.Vjedhje nga me te tmerrshmet hapur asiqare fare,me tendera ,me koncesione me inceneratore me vkm sekrete e ka cuar populli ne varferi ekstreme dhe vendin ne shitje.Prandaj o politikane perendimore jane keto fakte te pamohueshme qe emtgracionin shqiptare e krijuat ju,qe emigracionin shqiptare e stimuloni ju,qe emigracionin shqiptare frymezoni ju.Jeni ju shkaku i emigranteve shqiptare ne vendet tuaja.Prandaj mos i akuzoni shqiptaret,mos i masakroni shqiptaret se zoti degjon dhe shikon dhe do jua ktheje ne shkaterim ne vebdet tuaja,se me shqiptaret juve jeni shkaku dhe pasoja e emigracionit shqiptare qe nga coptimi qe i bete kombit shqiptare me 1913 deri me sote.Me lenien e shqiperise nen terrorin staliniste te pas 45 ,per 45 vjet rreshte. Pas 90 nuk bete asnje ivestim ekonomik per tu punesuar shqiptaret,po jepnit fonde per te shkolluar njerez te vecante ne univeritete tuaja ti perdornit vetem per interesat tuaja dhe prodhuat politikane si rama,basha.veliaj etj sa injorante aq dhe hajdute,sa te papergjegjshem aq dhe antishqiptare,dhe aritet kulmin e poshtersise ndaj kombit shqiptare me stimulimin dhe mbeshtetjen qe i beni terroristit rama dhe terrorit te tije mbi shqiptaret duke dale hapur se ramen do kini deri me 2030 kete e vuloset me qershorin e 2021 me shkaterimin e kushtetutes .Aty ju vuloset zgjedhjet fallco,aty vuloset kush do qeverise dhe i dhate shkelmin votes se popollit dhe poshtetin nuk e vendoste me vota .Dhe shqiptaret skishin rruge tjeter per mbijetese,pervec emigrimit.Shqiptaret kane te drejten e emigrimit,jo vetem ekonomik por edhe politik.Ne nga politikanet tuaj na eshte imponuar nje diktature shtazarake dhe per shqiptaret nuk ka rruge tjeter vec emigrimit.Prandaj kush eshte shqiptare qe i thote vetes shqiptare dhe ka mundesi ,ka ze qe degjohet ne boten perendimore te kerkoje me force ndalimin e ketij terrori ndaj shqiptareve.

    1. Keta Politikane te Tiranes jane fare idote ketu ne Shqiperine tone te dashur qe eshte kthyer ne nje ferr i vertete per te mos u hyre ketyre gjerave ketu pothuajse eshte e pamudur per te gjetur nje pune po edhe po e gjete me keto te ardhura fare minimale jetesa pothuajse eshte bere e pamundur ketu nuk ke ku troket per nje pune sepse nuk te gjen njeri nga ana tjeter keta do vendosin oficere sigurie ne kufi absurde pse nuk e bejne kete gje shtetet e tjera nga te cilat vine emigrante njesoj si ne .Mos kujton njeri se te ikesh me gomone ne Angli eshte trimeri ? jo zoterinj kushtet e detyrojne njeriun te lere pas gruan ,femijen e ti besoji jeten gomones te luaji me jeten prandaj keta qe marrin keto vendime marrin rroga mbi 2 milion pa permendur zarfet me bakshishe dhe nuk e ndjejne peshen e jeteses qe eshte bere e pamundur per njeriun e ndershem tmerr te shikosh femijet nuk ka buke te hane

  2. Asgje per tu habituer. Sjellja e britanikeve karakterizohet nga cinizmi dhe hileja ne biznes.

    Fushata kunder emigranteve ka filluar ne disa vende pas ardhjes se ukrainasve dhe refuzimit gati ne bllok i Europes per te pranuar afganet kur vendin e morren ne doré talebanet.

    Kete moment shfrytezoi Rama per t’i dhene nje “mesim Europes”, duke dale vullnetar per strehimin e mijera prej tyre ne Shqiperi, gjoja perkohesisht e sa te merrnin vizen per ShBA

    Zhurma e zyrtareve dhe médias britanike eshte e bujshme ndaj shqiptareve, sepse nuk ndan faktin qe me gomone e nga Shqiperia jane te shumte afganet e ukrainasit, te cilet teksa nuk u jepet vize britanike, edhe pse refugjate lufterash, po tentojne rruge illégale per ne Mbreterine e Bashkuar.

    Pa mohuar largimin e madh te te rinjve shqiptare ne kushtet e krizes dhe qeverisjes qe kane, ky piketim per shqiptaret nuk mbulon keqdashjen dhe nenvleresimin e Shqiperise.

    Sa pak ndikoka miqesia e Rames me Tony Blair, nje nga figurat e Fabian Société !!!

  3. Krahas fotos, Meta shkruan: “Kosi i Llogarasë, “qershia mbi tortë” e kësaj jave frymëzuese”.
    Portali juaj cfare nuk ka shkruar per shqiptaret ne angli te gjithe i keni quajtur dogaxhi kriminele hajdute,shkrimet e te gjitha gazetave angleze i keni botuar,sot botoni kete gazetar korrekt dhe jo si ju lapsexhinjte e lapsit

  4. Lapsi,

    Si ka mundesi qe botoni kete shkrim qe nuk shaka as Shqiperine e as Ramen ?
    Mos u shitet dhe ju ?
    Apo ju shkau dora ?

    Ah po, tani u ftillova : shkrimi shan qeverine angleze, e duke qene se keta bene non-grata Salen, shkrimi ndihmoka kauzen opozitare tek ne !

    Pa pa pa, c’stratege Lapsi

    1. ne nje miting te PD-se dikush i dha nje demokrati te ri nje foto te Berishes, krah Enverit. Policia e fshehte e kapen te shkretin dhe e çuan ne rajonin e policise.

      “Pse ngre portetin e diktatorit ne shesh”, i thane. “Jo, ua ktheu ai, une ngre portretin e Sali Berishes. Kete tjetrin nuk e njoh, po perderisa ka dale me prijesin tone, mik i tij do jete”. Policia u vu ne siklet. Ia perplasi ne toke dhe e shkeli me kembe.

  5. Një foto e publikuar në media, nga një gazetë e viteve më parë kur PD sapo kishte marrë pushtetin, tregon se Sali Berisha ka pasur marrëdhënie të mira filantropin dhe e falenderon për 120 tonë letër që ai ka dërguar në Shqipëri.

    “Nuk ka dyshim se kjo ndihmesë, ishte një çelës për fitoren madhështore demokratike në zgjedhjet tona të fundit”, thuhet ndër të tjera në letrën që Sali Berisha i ka dërguar George Soros si President i Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *