• |
ide | kryesore

Antony e detyroi klubin me forcë: në Holandë të sigurtë për akordin Ajax-United

-Instant, Sport



Duket se është zhbllokuar tratativa mes Ajax dhe Manchester United, për zbarkimin e Antony në Premier League. Sipas De Telegraaf, Heshtarët janë bindur të pranojnë propozimin prej 100 milionë eurosh për talentin brazilian, i cili ditët e fundit kishte shprehur të gjithë zhgënjimin e tij që nuk ishte shitur ende te Red Devils.

Në fakt, për një zhvillim të tillë merita është e vetë brazilianit. Lojtari e ka forcuar situatën me klubin holandez për të thyer mardhëniet me Ajax e për të thjeshtuar kështu pikërisht transferimin te United. Anësori, sic bën të ditur Mirror, është në grevë. Refuzon të zbresë në fushë kundër Utrecht pasi mungoi edhe në sfidën me Sparta Rotterdam.

Qëndrimi i Antonit padyshim që nuk i ka pëlqyer trajnerit të Ajax. Ndër të tjera, Schreuder nuk ka ndërmend të privojë veten nga një tjetër lojtar i rëndësishëm. Ai tashmë ka lënë të lirë Lisandro Martinez. “Unë nuk e kuptoj pse Antony dëshiron të largohet nga Ajax për të luajtur për Manchester United. Unë e kuptoj prestigjin dhe sharmin e Premier, por edhe klubi ynë ka një histori dhe traditë shumë të rëndësishme në Evropë. E për më tepër, Ajax do të luajë edicionin e ardhshëm të Champions League dhe United jo. Unë kam humbur shumë lojtarë, kështu që nuk ka shumë për të diskutuar. Për mua djali mbetet”. Por sic duket jo edhe për shumë kohë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *