• |
ide | kryesore

Çfarë u arrit me marrëveshjen e Brukselit?

Blog



1. Në Serbi po mburren se me marrëveshjen e djeshme u garantuan dokumentet e qytetarëve serbë që kalojnë nëpër Kosovë. Kjo është “të kënaqesh me asgjë të re”, meqenëse ato i kishin.

​Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi/ Presidentja Osmani: ​Reciprocitet e barazi

2. Opozita në Kosovë po mburret se marrëveshja qenka bërë qysh në 2011. Por s’është aspak marrëveshja e njëjtë, dhe këtë e kupton kushdo që lexon pikat e marrëveshjes. Ama edhe sikur të ishte, do të ishte arsye për turp, që për 10 vite me radhë nuk kanë arritur ta detyrojnë Serbinë të zbatojë marrëveshjen e nënshkruar.

3. I vetmi element i ri që solli situata e djeshme, është fakti se dokumentat e Kosovës, për herë të parë në histori, do të pranohen nga Serbia. Gjë e mirë për qytetarët që udhëtojnë. Hap i rëndësishëm, edhe pse i vogël, për Kosovën.

Suksesi i Albinit, një hap i vogël për dinjitetin e qytetarëve

4. Albin Kurti e ka bërë me dije, çdo zgjidhje mes Kosovës e Serbisë do të bazohet në ekuilibër dhe reciprocitet. “Maraklinjtë e Zajednicës” le të nisin të kërkojnë të njëjtat formula dhe për shqiptarët në Serbi.

Marrë nga Facebook i autorit Arbër Zaimi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *