• |
ide | kryesore

Goditi bashkëshortin me thikë pas konfliktit, procedohet 32-vjeçarja

-Instant, Lajme, Të fundit



32-vjeçarja e cila plagosi me thikë bashkëshortin pas një konflikti është proceduar në gjendje të lirë. Ndërkohë, është arrestuar bashkëshorti 34-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. Gj., 34 vjeç, banues në Tiranë, dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasen A. N., 32 vjeçe (bashkëshortë). Ditën e djeshme, shtetasi F. Gj. ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, në prezencë të fëmijës së tyre të mitur, ndërsa shtetasja A. N., gjatë konfliktit, e ka goditur 34-vjeçarin me mjet prerës (thikë). Shtetasi F. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Si ndodhi ngjarja: 

Më datë 27.08.2022, në Don Bosko, në Tiranë gjatë një konflikti të çastit, shtetasja A. N., goditi me mjet prerës bashkëshortin, shtetasin F. Gj. 34-vjeçari e kishte dhunuar bashkëshorten e tij në sy të fëmijëve, para se ajo ta godiste me thikë, ndërsa vetë u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.



1 Comment

  1. Psene gjendje te lire femrat kur meshkujt pa Rsye i rrasni brenda? Urdhrat e Ambasades feministe Amerikane. Ngrihuni o popull dhe zhdukini ameriqente homoseksul dhe veglat e tyre ne Shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *