• |
ide | kryesore

Kievi: E gjithë Europa në rrezik nga sulmi rus në centralin bërthamor të Zaporizhia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nuk ndalen sulmet ruse ndaj centralit bërthamor të Zaporizhia. Moska pretendoi se ka goditur sallat e prodhimit ku po riparoheshin helikopterët e forcave ajrore ukrainase.

Rusia akuzoi gjithashtu Ukrainën se është ajo që ka bombarduar centralin bërthamor. Të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për sulmin ndaj objektit dhe janë ngritur shqetësime për rrezikun e një rrjedhje rrezatimi.

“Për dekada, siguria bërthamore ka mbetur prioriteti kryesor i Ukrainës, veçanërisht duke pasur parasysh të kaluarën tonë tragjike” – tha Dmytro Kuleba, duke iu referuar katastrofës së Çernobilit në 1986.

“Pushtuesit rusë e kthyen termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në një bazë ushtarake duke vënë në rrezik të gjithë kontinentin. Ushtria ruse duhet të dalë nga uzina – ata nuk kanë çfarë të bëjnë atje” – tha ai.

Ndërsa objekti është i pushtuar nga Rusia, ai drejtohet nga punëtorë ukrainas. Këtë mëngjes, zyrtarët ukrainas pretenduan se sulmet me raketa dhe artileri ruse goditën zonat pranë uzinës, përtej lumit Dnieper. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Po mire more ju koqe si e publikoni këtë paçavure lajm?! Dmth rusët që kanë pushtuar centralin bombardojnë vetveten?!
    Ju qifsha pagesat e Sorrosit për lajmet vari karin që publikoni!
    Tamam fajin e ka Saliu edhe pas 9 vjetësh në pushtet të Ripjerdhjes!

  2. Qelbesirat drogaxhije LGTBQ duan me çdo kusht që të plasin konflikt bërthamor që me këtë rast të justifikojnë semundjet dhe vdekjet nga Vaksinat e KillGates që po bëjnë namin vetëm tek të vaksinuarit

  3. Jane ukrainasit me mbeshtetjen e perendimit qe po kerkojne me cdo kusht hedhjen ne ere per ti hapur rruge me pas cmendurise se pedofileve globaliste te “green energy”

    1. Vertete, kur centralin e kane pushtuar ruset, ata nuk mund te bombardojne vehten.
      I bie qe Hukrahina po e bombardon ate dhe po ve ne rrezik gjithe Europen.
      Me qe ra fjala, si po shkojne ato “kunderofesivat” qe lajmeron Zhelja here pas here?

  4. Raketat himars jane amerikane dhe mund te perdoren vetem nga amerikanet. putin ka nje muaj qe kerkon inspektim. e di gjithe bota se cpo ndodh pervec gazetareve koqe te lapsit

  5. Genjeshtrat dhe mashtrimet e Kievit (zelenskit) do hyjne ne historine e mashtrimeve me te neveritshme.
    Moren ne qafe nje vend te tere per axhenden e nje klani mostrash te cmendur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *