• |
ide | kryesore

Kurti fton në takim liderët opozitarë: Dallimet tona nuk duhet të tejkalojnë interesin shtetëror

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga mbledhja e përgjithshme e këshillit të LVV-së, u ka bërë thirrje tre liderëve të opozitës, Lumir Abdixhikut, Memli Krasniqit dhe Ramush Haradinajt, që të takohen me të për t’i informuar për takimin e fundit që kishte në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Ai ka thënë se dallimet mes njeri-tjetrit që i kanë nuk duhet të tejkalojnë interesin shtetëror e kombëtar.

“Ne jemi për dialog me parime dhe për proces transparent, prandaj edhe sot i dërgoj ftesë tre krerëve opozitarë për t’i informuar e për të diskutuar për takimin e fundit që kemi pasur në Bruksel dhe sfidat që i ka shteti ynë përpara. Ne jemi demokraci e demokracia është e zhurmshme dhe e komplikuar, secili prej nesh kemi mendimet tona dhe kur përballemi me vendime të mëdha është e natyrshme që të kemi edhe dallime e mospajtime, por asnjëherë dallimet tona nuk duhet të tejkalojnë interesin tonë shtetëror e kombëtar, shoqëror e qytetar”, tha Kurti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *