• |
ide | kryesore

Shpërthim tritoli ndaj një banese në Krujë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë orëve të para të mëngjesit, në çatinë e banesës së shtetasit Altin Keqi, në lagjen “Borati” në Krujë, dyshohet se persona të panjohur kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse që ka shperthyer.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale.

Policia thotë se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *