• |
ide | kryesore

Sarri thumbon Taren e provokon gazetarët: “Jam i shqetësuar për ju…”

-Instant, Lapsi Leaks, Sport



Sfida e shahut mes Lazios dhe Interit u fitua nga Sarri ndaj kolegut të tij Inzaghi falë zëvendësimeve që në pjesën e dytë e kthyen lojën në favor të skuadrës bardhekaltër. Një rezultat bindës 3-1 falë golave të Felipe Anderson, Luis Alberto dhe Pedros. Ekipi kryeqytetas ka treguar se është forcuar edhe falë merkatos në të cilin Lotito ka shpenzuar gati 50 milionë euro. Por, për mediat, blerjet nuk janë kurrë të mjaftueshme dhe kështu në konferencën për shtyp, gazetarët e pranishëm në Formello e mbushën Sarrin me pyetje për merkaton e transferimeve derisa trajneri nuk mbajti më.

Lazio është forcuar në të gjitha repartet por mbetet shqetësimi i mbrojtësit të majtë, ku aktualisht janë Marusic dhe Hysaj që janë të dy djathtoshë natyralë dhe janë përshtatur në atë rol. Realisht në skuadër duhet të ishte edhe Stefan Radu por 35 vitet nuk parashikojnë kushedi sa paraqitje të rumunit. E kështu çdo javë në radio merkato del një emër i ri për krahun e majtë: fillimisht Valeri, më pas Marcelo dhe Emerson Pamieri, tani Reguilon. Spanjolli po largohet nga Tottenham dhe ka interesim për të nga klube të ndryshme përfshirë Lazion (edhe pse këtë mëngjes u refuzua nga Lotito në një intervistë për Messaggero).

Për këtë arsye, Sarri është ngacmuar disa herë nga gazetarët: “Çfarë karakteristikash duhet të ketë mbrojtësi juaj i majtë ideal?” dhe tekniku iu përgjigj “Nuk kam pse të zgjedh, ka kush e bën si punë, pse duhet ta bëj unë?!”, duke iu referuar drejtorit sportiv Igli Tare. Më pas ai u pyet nëse pret një dhuratë tjetër nga Lotito dhe trajneri toskan u përgjigj i zemëruar: “Le të mendojmë për ndeshjen tani, duket e gabuar të flasim për merkaton e transferimeve. Unë jam i shqetësuar për ju më shumë, së shpejti do të përfundojë merkato dhe nuk e di se për çfarë do të flisni. Për futboll? Faleminderit Zotit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *