• |
ide | kryesore

Video/ Sherr i egër mes Montellës e Balotellit: “Për mua mbaroi me kaq, por nga Mario pres më shumë”

-Instant, Sport, Video



Skena që vjen nga kampionati turk është surreale. Ndërsa të gjithë lojtarët e Adana Demispor festojnë fitoren 1-0 me Ümraniyespor dhe shtrëngojnë duart me arbitrin, trajneri Vincenzo Montella i afrohet me furi Mario Balotellit. Drejton gishtin nga lojtari i tij dhe shkëmbejnë disa fjalë me tone të larta. Një fjali apo një gjest nga sulmuesi e bëri trajnerin të nxehet edhe më shumë, duke i detyruar ndihmësit e tij ta ndajnë atë nga sulmuesi. Imazhet nuk vonuan të bënin xhiron e botës.

FJALËT E MONTELËS – Në thelb të sherrit është një top i humbur në minutat e fundit nga Balotelli, i cili duke mos ia pasuar shokut të skuadrës rrezikoi ta çojë skuadrën kundërshtare drejt portës. Rreziku u largua, por kur gjyqtari i ra bilbilit, nisi diskutimi. Pas ndeshjes, Montella foli për shtypin turk, por pa zbuluar më shumë nga sa tregojnë pamjet: “Mund të them vetëm se presim më shumë nga ai. Pastaj, këto janë gjëra që mund të ndodhin në fund të ndeshjes. Ndoshta adrenalina, të bën të thuash gjëra të tjera, por për mua mbaroi këtu”, ka komentuar ai.

KONKURRENCA – Nuk është një moment i lehtë për Balotellin, përtej incidentit të së shtunës në mbrëmje. Në ndeshjen me Ümraniyespor, italiani hyri në minutën e 46-të në vend të Artem Dzyuba, qendërsulmuesi rus i cili sapo mbërriti e duket se e ka kaluar në hierarki. Para ndeshjes së djeshme, në fakt, Super Mario kishte luajtur vetëm pak më shumë se 20′ në kampionat.

Kështu, pavarësisht fitores në javën e katërt të kampionatit turk ndaj Umraniyesporit, në Adana Demirspor ka një tension të lartë. Në fund të ndeshjes degjeneroi në grindje situata mes trajnerit Vincenzo Montella dhe Mario Balotelli: të dy u ndanë nga pjesa tjetër e skuadrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *