• |
ide | kryesore

Loja e dyfishtë në Ballkan/Rama si ushtari i Vuçiçit

2, Blog, Ide



Nga Fron Nahzi, BIRN

Mes ankthit se Rusia do ta zgjerojë konfliktin e Ukrainës edhe në Ballkan, kryeministri pro-amerikan i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti-pro-rus i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë krijuar një çudi ballkanike – një partneritet për të cilin shumë në Perëndim shpresojnë se mund të hedhë bazat për stabilitet rajonal.

Por një vështrim më i afërt mbi partneritetin e tyre e përgënjeshtron këtë shpresë dhe zbulon se në të vërtetë nuk është asgjë më tepër se teatër politik nga Vuçiç që i lejon të vazhdojë të qëndrojë me këmbët hapur mbi hendekun midis Lindjes e Perëndimit.

Ruajtja e pushtetit në Ballkan kërkon një lojë shahu me tre nivele të luajtur njëherazi në nivel ndërkombëtar, rajonal e lokal. Vuçiç është bërë Mjeshtër i Madh, ndërsa Rama thjesht ushtar.

Pavarësisht origjinave tepër të ndryshme ideologjike – Vuçiç si një bashkëpunëtor ultranacionalist i regjimit të Slobodan Milosheviçit, dhe Rama si një ish-artist socialist – të dy kanë të përbashkëta pjesë nga e njëjta lojë e shpifur.

Të dy e kuptojnë se lëvizjet e gabuara në nivel lokal janë më të tolerueshme për Perëndimin se sa ato në nivel rajonal për sa kohë që bën të mirin me fqinjët; të dy i drejtojnë vendet e tyre me grusht të hekurt – Vuçiç e bën hapur, Rama e mban fshehur pas një dorashke të butë.

Njerëzit e Vuçiç ushtrojnë dhunë ekstreme karshi liderëve të opozitës, protestuesve e gazetarëve kritikë dhe janë të zhytur tërësisht në korrupsion. Departamenti i Shtetit i SHBA ka kritikuar edhe gjyqësorin e dobët të Serbisë dhe mungesën e lirisë së medias.

Nën drejtimin e Ramës – si sunduesi i dytë më jetëgjatë në historinë shqiptare – vëzhguesit e brendshëm e të jashtëm e kanë akuzuar qeverinë e tij për korrupsion, klientelizëm dhe intimidim të gazetarëve e kritikëve. Raportet më të fundit nga Departamenti i Shtetit dhe Bashkimi Evropian fajësojnë qeverinë e tij për minim të gjyqësorit, ushtrim presioni politik e ekonomik për të heshtur kritikët, dhe se ka bërë pak për të frenuar korrupsionin e përhapur.

Këto tendenca të përbashkëta iu kanë dhënë vendeve të tyre të njëjtin titull nga, rangun “regjim hibrid”, duke rrëshqitur nga demokracia drejt autokracisë.

Rama si ushtar i Vuçiç

Për fat të keq, marrëveshjet e dyshimta dhe raportet e buta kanë pasur efekt të vogël në qëndrimin e tyre në pushtet apo në marrëdhëniet me Uashingtonin e Brukselin, ku dyshja dinamike është vlerësuar për përpjekjet për “stabilizimin” e rajonit, kryesisht në formën e Iniciativës së Ballkanit të Hapur, që është një zonë ekonomike e politike pa kufij, e mbiquajtur si mini-Schengen.

Për Ballkanin e Hapur ngrihen dolli në koktejet e frekuentuara nga diplomatë perëndimorë, por në rajon e shohin me skepticizëm dhe si një lojë dinake nga Vuçiç, që e përdor Ramën si ushtar për të çuar përpara interesat serbe.

Kosova dhe Bosnjë Hercegovina kanë refuzuar të bashkohen nga frika se kjo iniciativë i shërben vetëm axhendës nacionaliste serbe dhe është zëvendësuese e anëtarësimit në BE.

Përkrahja e fortë e Ramës ka hasur kundërshtimin e Kosovës dhe kryeministrit të saj Albin Kurti. Deklarata naive të tilla si “ne duhet të rritemi së bashku dhe t’i harrojmë të gjitha telashet që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit” mund të lëvdohen në Serbi e Rusi, por nuk mund të kapërdihen nga një vend që ende kërkon trupat e mbi 1000 njerëzve të tij që konsiderohen si të zhdukur që nga lufta e Kosovës më 1998-99.

Çfarë fiton Rama nga e gjitha kjo? Rritje të numrit të qytetarëve serbë që vizitojnë Shqipërinë dhe lëvdata nga Perëndimi. Por përfitimet e vërteta ekonomike e politike janë të Vuçiçit.

Vuçiç vazhdon të përdorë pakicën serbe që jeton në vendet fqinjë si burim influence gjeopolitike. Ashtu si paraardhësit e tij, ai iu ofron mbështetje politike e financiare këtyre pakicave në rajon, në veçanti atyre në Kosovë dhe në Republika Srpska në Bosnjë.

Përgjigjja e Beogradit për incidentet e fundit në Mitrovicë pas kërkesës së Prishtinës që pakica serbe të zëvendësonte targat serbe me kosovare shërbeu fare pak për promovimin e iniciativës Ballkani i Hapur. Beogradi dislokoi tanke, mjete fluturuese luftarake dhe të blinduara në kufi.

Tensionet u ulën vetëm pas ndërhyrjes së NATO-s dhe Vuçiç e pakica serbe pranuan shtyrjen e zëvendësimit të targave për një muaj. Për shumë, përgjigjja agresive e Beogradit nuk ishte surprizë dhe erdhi si një tjetër shembull i rritjes së kërcënimit ushtarak nga ana e qeverisë serbe për rajonin.

IBH i ka rrënjët në besimin se rajoni i Ballkanit mundet të bashkohet me synim begatinë ekonomike. Por shtrohet pyetja: A munden regjimet hibride si Shqipëria e Serbia të lejojnë rrotullimin e lirë e të ndershëm të timonit të tregjeve? Më e rëndësishmja, do të heqë dorë Serbia nga politikat e saj nacionaliste? Nëse raportet e fundit të Departamentit të Shtetit mbi Shqipërinë dhe Serbinë janë sadopak domethënës, përgjigjet për të dyja pyetjet janë tepër të dyshimta.

IBH mbetet një dhuratë që vazhdon të japë – për Vuçiç. Për sa kohë që mbi rajonin qëndron varur kërcënimi i luftës dhe i mos-stabilitetit, Vuçiç përfiton. Frika se Moska mund ta zgjerojë konfliktin e Ukrainës në Ballkan e forcon pozitën e tij, në nivel rajonal e ndërkombëtar, ndërkohë që ai përdor si levë karshi Perëndimit shpresat për një qëndrim më të orientuar nga Perëndimi.

Ku qëndron pika e kthesës për Vuçiç?

Gjatë gjithë periudhës në pushtet, Vuçiç ka kërkuar të fuqizojë lidhjet vëllazërore me Rusinë. Moska i është përgjigjur duke i shitur lirë armë e gaz e duke përkrahur pozicionin e Beogradit për Kosovën dhe Republika Srpska.

Rrjedhimisht, nuk është surprizë që Beogradi ka refuzuar të rreshtohet plotësisht me Perëndimin kundër Rusisë për luftën në Ukrainë. Air Serbia, kompania ajrore shtetërore, vazhdon të punojë me Moskën.

Brukseli dhe Uashingtoni do të donin ta kishin Vuçiçin në kampin e tyre, jo vetëm për ta izoluar edhe më tepër Rusinë, por edhe për të parandaluar synimet e Putinit për zgjerimin e luftës. Megjithatë, diferencat brenda aleancës perëndimore e forcojnë më tepër pozicionin gjeopolitik të Vuçiçit.

Duke sfiduar Perëndimin, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, pothuajse një tip kumbari si për Vuçiç ashtu edhe për Ramën, ruan marrëdhëniet e mira me Putinin dhe kohët e fundit ra dakord për rritjen e lidhjeve ekonomike me Moskën, çka ka shkaktuar frikë në Perëndim se një anëtar kyç i NATO-s mund të ndihmojë Rusinë në shmangien e sanksioneve.

Shumë liderë dhe ekspertë ballkanikë paralajmërojnë se Putin do të përpiqet ta zgjerojë konfliktin e Ukrainës edhe në Ballkanin Perëndimor, por për këtë ai ka nevojë për Vuçiç.

Mbetet pyetja: Çfarë do të duhet që Vuçiç të ndahet nga vëllai i vet rus? A mjafton anëtarësimi i shpejtë në BE apo rritja e financimeve? Këtë vit, BE i ka dhënë Serbisë 223.7 milion euro. Mos ndoshta një marrëveshje e leverdishme për Kosovën mund të ishte pika e kthesës që Serbia të bashkohej me aleancën perëndimore?

Apo Vuçiç mund të preferojë të ruajë status quo-në? Të punojë për të siguruar përkrahje për Beogradin nga të gjitha anët duke mbajtur mbi tryezë paqen dhe luftën si dy rezultate njësoj të mundshëm.

Nëse Perëndimi nuk gjen një qasje alternative për Beogradin dhe rajonin, Vuçiç do të vazhdojë ta mbajë peng Ballkanin dhe komunitetin ndërkombëtar, duke i limituar liderët lokalë e ndërkombëtarë në rolin aktual të Ramës – një cheerleader entuziast sa herë që Beogradi flet për stabilitet rajonal.

BIRN/ Autori eshte drejtori i pare i fondacionit Soros në Shqiperi i perzene nga Berisha



27 Comments

    1. Vdekshin idiotët, parrazitët, patronazhistët dhe neokomunistët! thotë:

      O blerta kurva, lexoje shkrimin Saliu e ka përzënë këtë sorroistin, Nazi. por kjo tregon se rama i ka ditët e numëruara, e bashkë me të edhe ju mutrat prazitë.

  1. Pa piken e lidhjes. Se kuptoj pse beni artikuj te tille dhe komentoni qe rama ju duket si ushtar i vucicit. Turp

  2. Lufta ne Ukraine nxorri zbuluar faktin se Beogradi zyrtar nuk ka dallim te madh nga 30 vjet me pare dhe Vucic nuk eshte “eurofil”, sic reklamohej ne Perendim.

    Kjo e vertete e madhe solli fundin e iluzionit se serbet duan te jene pjese e BE, sepse u treguan zhvatesit e fondeve te Perendimit dhe aleatet e vertete te Putinit.

    Ky realitet i ri po con ne deshtimin e pershpejtuar te projektit te “Ballkanit te hapur” dhe distancimit prej “liderave” ballkanike, autokrate e aleate te pasinqerte te Perendimit.

  3. Artikullin nuk e ka bere lapsi o patronazhista por drejtori i Sorosit ne Beograd, e kuptoni apo jo por ju vjen vdekja edhe nga aleatet tuaj aq te madh e keni bere demin.

  4. ne nje miting te PD-se dikush i dha nje demokrati te ri nje foto te Berishes, krah Enverit. Policia e fshehte e kapen te shkretin dhe e çuan ne rajonin e policise.

    “Pse ngre portetin e diktatorit ne shesh”, i thane. “Jo, ua ktheu ai, une ngre portretin e Sali Berishes. Kete tjetrin nuk e njoh, po perderisa ka dale me prijesin tone, mik i tij do jete”. Policia u vu ne siklet. Ia perplasi ne toke dhe e shkeli me kembe.

  5. Analizë e tipit i dehuri i lagjes fans i Sali Berishës. Vuçiçi me këmbet hapun, diplomatë pijnë shampanjë, Rama ushtar, Putini…

    Një mishmash lajme gazetash të dorës tretë, forumesh të humbura nëpër internet dhe tallava gjellëtoresh nën avuj rakije e mustaqe me yndyrë. Nuk e njoh kush është ky derdimeni i rradhës por duket nga mënyra si shkruan se e matë vehten me hijen e mëngjesit. Medet për ne se edhe intelektualët janë më budallenj se budallenjtë.

  6. Ky eshte ngjizesi nga ku doli Rama me Veliajn, pyetja eshte pse po ben sikur sulmon Ramen? Mos po i vjen ngordhja? Dhe hajde ti japim nje dore ta rrezojme

  7. Një foto e publikuar në media, nga një gazetë e viteve më parë kur PD sapo kishte marrë pushtetin, tregon se Sali Berisha ka pasur marrëdhënie të mira filantropin dhe e falenderon për 120 tonë letër që ai ka dërguar në Shqipëri.

    “Nuk ka dyshim se kjo ndihmesë, ishte një çelës për fitoren madhështore demokratike në zgjedhjet tona të fundit”, thuhet ndër të tjera në letrën që Sali Berisha i ka dërguar George Soros si President i Shqipërisë.

  8. 5 pyetje nga selia”. Pyesin dhe përgjigjen vetë, nxjerrin edhe foto por kurrë nuk nxjerrin pamjet filmike reale, kurrë nuk nxjerrin fakte se si janë ndërtuar akset kryesore rrugore nacionale dhe dytësore, se si janë pastruar qytetet nga objektet pa leje dhe plehrat. Akuzojnë, dhe nuk rreshtin së kujtuari kryeministrit se “vjeshta erdhi, do të rrëzojmë ty, qeverinë, Parlamentin, SPAK-un, dhe amerikanët”. Dhe të mendosh se, kjo që flet dhe sillet kështu para mediave është opozita e “rinovuar” e vendit

  9. Rama dikur u mburr e si gjeli ne pleh tha –
    “Baste sportive ketu jo kurre me nuk ka”,

    por si shpesh e shpesh here ky budall djale,
    po sjell serish Bastet e po fut kryet nder shale,

    Ato “Degjesat’ qe gjoja neser ky do organizoje,
    nuk ka mendje ne koke qe seriozisht ta besoje,

    Se u kapardis e deklaroi pra ky zullap
    “Ndalimi i Basteve do sjelle ne frigorifere Bollek”

    Por ato qe ka sjelle qeveria e ketij Trap,
    jane Bolleku ne fukarallek-maskarallek!

  10. Në krye të demokracisë kalëroi Sali Komunist Berisha!!! Epo, ka ndryshuar, thoshim, nga ai që ecte nëpër korridoret e fakultetetit të mjekësisë me gërshërë në xhep t’u priste flokët e gjata studentave, u bë “pishtari” prej kartoni i demokracisë.

  11. Në Hungarinë që mund të quhet ‘konservatore’, është bërë gati një ligj për të ndaluar hyrjen e Birrës Heineken, ose ‘ të heqë yllin’. Sikurse ndodhi në Tiranë me spektaklin e famshëm Sunny Hill të Dua Lipas, ku u sulën kundër yllit të lodhurit e verës pa birrë. Por as birrën nuk e ndaluan dot, as ligjin nuk e miratuan dot as në Hungari, as në Tiranë nuk e ndaluan Duan.

  12. Do te thote se palloshit i ka ardh fundi . Nuk diti te zbatoje detyrat e vena nga soros .
    Ketu nje dore e ka edhe lejfeni i bashkise . Largimi i palloshit te gjate i haprrugen kurves se vogel lejfen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *