• |
ide | kryesore

Artan Hoxha: Ervis Martinajt po i ndodh si Escobarit. Banda, policë e politikanë për ta eliminuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Klodiana



Vijon të jetë e mbuluar me enigma të mëdha historia e Ervis Martinajt, i cili prej disa javësh rezulton i zhdukur. Mbi fatin e tij ende nuk dihet asgjë, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Në studion e ABC, duke diskutuar për këtë ngjarje, gazetari Artan Hoxha e krahasoi historinë e Martinajt me atë të Pablo Escobar. Gazetari kujtoi njësinë “Los Pepes” që u krijua nga kundërshtarët e Escobarit për të eliminuar këtë të fundit.

Sipas Artan Hoxhës, në mos agjencitë e zbatimit të ligjit kanë asistuar në sulmet ndaj Ervis Martinajt, ato kanë ndejtur indiferente me qëllim që armiqtë e tij nga krimi tek biznesi e politika ta godasin të pashqetësuar.

Sipas tij, diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit, ku ka pasur një seri vrasjesh. Gazetari u shpreh se 6-7 grupe të mëdha u bashkuan për të goditur Ervis Martianjn, siç thotë ai “për ta nxjerrë jashtë loje”. Hoxha shprehet se kundërshtarët u bashkuan, pasi nuk mund ta thyenin dot ndryshe Martinajn.

Lexo më tej: Artan Hoxha: Ervis Martinaj bleu dy vila përballë shtëpisë së Edi Ramës në Surrel! 

Lexo më tej: Zhdukja e Vis Martinajt/ Artan Hoxha: E kapi një skuadër me uniformë, çfarë dukej në VIDEO-n e shumëpërfolur 

“Dërgon një skuadër me armatim dhe makina që ne do ti shohim gjatë këtyre ditëve. U gjet një e djegur. Janë ndërruar disa makina atë ditë. Është një skuadër e frikshme. Kur del është shumë e shtrenjtë. Cfarë ka ndodhur? Këtë situatë e kam parë vetëm me Escobarin. U krijua një njësi Los Pepes dhe kjo njësi u krijua në momentin që qeveria, policia kolumbiane, kur kartelet, nuk po e thyenin dot. Krijuan këtë njësinë. Kjo u krijua nga atë afërmit e policëve të vrarë, e ortakëve që kishte ekzekutuar. Dhe u furnizua me informacion nga DEA. Kjo njësi filloi të ekzekutonte një nga një ushtarët financuesit, organizatorët. Ai bënte të njëjtën gjë që bënte Martinaj, dilte në mes të qytetit me taksi. Nuk ka pasur kurrë një hetim dhe krime që bëri kjo njësi.

Një organizim i ngjashëm u bë në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit. 6-7 grupe të mëdha u bashkuan, pranuan edhe konflikt vetëm për të nxjerrë jashtë loje Ervis Martinajn. Ata përdorën të gjitha lidhjet. Pjesë e kësaj strukture u bënë ish pjesëtarë edhe të forcave të zbatimit të ligjit. Ai goditej vazhdimisht dhe nuk reagonte dot.

Në mos se agjencitë e zbatimit të ligjit janë palë, po mbyllin sytë? Pse u bë gjithë kjo? Nuk mund ta thyenin dot ndryshe. Kjo njësi duke përfituar edhe nga goditjet, edhe presioni i shtetit. Martinaj ishte në kërkim për dëshminë e Dumanit. Ishte i dënuar nga shkalla e parë për ngjarjen në Bllok”, u shpreh Hoxha.



8 Comments

  1. E ndoqa live te gjithe intervisten e z.Hoxha .
    O Zot o Zot i Madh , ky vend eshte bere shume shume shuuuuume i frikshem .
    Habiten plehrat e politikes pse largohen Shqiptaren nga syte kembet .
    Nese e lejojme akoma qe e keqja te triumfoje atehere vetem arratia nga ky vend eshte zgjidhja .
    Nese duam te jetojme ketu e nese e duam sadopak ketevend te bekuar nga i Madhi Zot , athere shtator duhet me patjeter nje revolucion , nese eshte e nevojsme edhe i dhunshem . Dhuna ne kete rast eshte drejtesi e munguar .
    Nuk mund dhe nuk duhet te arrihej kjo pike por ne shume raste edhe helmi kthehet ne melhem .
    Opozita duhet te dale ne shtator dhe te drejtoje turmat ne protesta , por para fillimit te tyre duhet te kete nje platforme te mirfillt me me shume se 50 pika . Platforme jo per vehten e saj por per Shqiperine dhe Shqiptaret . Platforme ku te perfshihet çdo ndryshim e permiresim deri ne detaj i rregullave te mirfillta te lojes , ne thelb te jete futja ne binaret e shtetit te se drejtes dhe me kryesorja fuqia ti kaloje sovranit . Trinomi i kesaj proteste duhet te jete drejtesi dhe rregull per te gjithe , ndeshkueshmeri per ata qe kane abuzuar dhe respekt per çdo shtetas qe kerkon te jetoje i lire ne kete vend te mrekullueshem .
    Shqiperia e Shqiptareve , vdekje tradhetareve .

  2. REVOLUCIONI ESHTE I PASHMANGSHEM .
    KUSH DO TE JETOJE I LIRE NE KETE VEND
    KUSH DO TE ARDHMEN E FEMIJEVE TE TIJE
    DUHET TE JETE PJESE PERBERESE E REVOLUCIONIT

  3. Kush e imagjinonte qe per nje dekade ky vend do te perfundonte me keq sesa Kolumbia?
    Kush do ta imagjinonte se rilindja nuk ishte rilindje por vdekje e rivdekje e kombit shqiptar?
    Revolucioni duhet te kishte filluar qe ne ditet e para te pushtetit te ketij pushti , qe kur ky legeni 2 metra i gjate futi ne parlament gjithe llumin e shoqerise , gjithe kriminelet .

  4. Shtet banditesh , ku banditi i pare dhe me i rrezikshmi eshte vete shteti . Revolucioni ????
    Kush beson ne Zot e kush ja do te miren vetes dhe vendit duhet te jete ne krye te ketij revolucioni

  5. Opo ça behet ne kete vend ?Jemi kaq pak e kaq te vegjel dhe bejme krime sa e gjithe evropa e marre se bashku.
    Quo vadis o shqiptar?!?!

  6. Arritem ne piken e moskthimit .
    Tani ndahet shapi nga sheqeri .
    O bandat o populli , ndryshe ka vetem skllaveri.

  7. Nga shtypi del se E. Martinaj eshte mbreti i lojrave te fatit.
    Me lart se mbreti duhet te jene ligji dhe perandori.
    Ligjin ne Shqiperi e ben kokaina dhe parajsat fiskale. Por, edhe baronet e droges e “pisnesmenet” e medhenj lene nje pjese te mire te pasurise ne kumar.
    A mund te me thote ķush nese ne Shqiperi, pavaresisht se jemi vend i vogel, egziston ndonje “perandor” kumari?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *