• |
ide | kryesore

Artikujt e personazheve të famshëm së shpejti në ankand

-Instant, Paparazzi, Slider



Kitara dikur në pronësi të B.B. King dhe fotografitë e Marilyn Monroe , së bashku me artikuj të tjerë nga historia dhe kultura pop  do të dalin në ankand muajin e ardhshëm.

“Legends & Treasures”, i mbajtur nga shtëpia e ankandeve Guernsey në New York City, do të zhvillohet online duke filluar nga 21 shtatori, sipas faqes së internetit.

“Është një ankand i objekteve ikonike, gjëra që mund të mos kenë asnjë lidhje me njëra-tjetrën”, tha për Reuters Arlan Ettinger, themeluesi dhe presidenti i Guernsey.

” Ajo cfarë kanë të përbashkët është se në një mënyrë apo në një tjetër,  janë mjaft të jashtëzakonshëm pavarësisht nëse kanë të bëjnë me një incident të famshëm apo me një person të famshëm.”

Artikuj që do jenë në shitje janë : fotografitë e Marylin Monroe në  moshën 19 vjecare,kitara e B.B King ,pasaporta e Billie Holiday dhe Unaza e Kampionatit të Ligës Amerikane të vitit 1955 e yllit të bejsbollit, Mickey Mantle bashkë me një shkop bejsbolli që ai nënshkroi së bashku me anëtarët e tjerë të “500 Home Run Club”,

Të ardhurat nga disa artikuj – duke përfshirë mjetet e përdorura në përpjekjet e rimëkëmbjes së 11 shtatorit dhe një model arkitekturor i Trade Center – do të shkojnë  për 9/11 Tribute Museum./Lapsi.al

Mickey Mantle's 1955 AL Championship Ring Billie Holiday's Passport B.B. King's First Guitar

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *