• |
ide | kryesore

Britney Spears rrëfen abuzimin gjatë konservatorit : Tentova të arratisesha

-Instant, Paparazzi, Slider



Britney Spears ka zbuluar së fundmi më shumë detaje tronditëse rreth konservatorit të saj.

Përmes Youtube, Britney publikoi një audio 22 minuta(tashmë e fshirë), ku foli në lidhje me abuzimin që përjetoi dhe shpjegoi se ndihej sikur familja e saj e kishte braktisur gjatë kujdestarisë.

“Ata më vranë”, tha Spears. “Ndjeva sikur familja ime më hodhi tutje.”

Fituesja e Grammy gjithashtu ripohoi pretendimin e saj të mëparshëm se e shtruan në një institucion të shëndetit mendor në fillim të vitit 2019, sepse  kundërshtoi një lëvizje kërcimi gjatë një prej provave të saj.

Në audio, ajo përshkroi kushtet brenda klinikës, në të cilat dyshohet se duhej të zhvishej para të tjerëve dhe të ndiqte forma “militante” të terapisë.

“Më futën në një gjendje shpirtërore duke më bërë  të ndihem sikur kisha nevojë për ta,” rrëfeu Britney , duke shtuar se ata shpesh i thonin: “Nëse nuk bën atë që të themi ne, do të të tregojmë se kush është shefi.”

Spears pretendoi se ajo u detyrua t’i tregonte publikut se  kërkoi trajtim për shkak të sëmundjes së zorrës së trashë të babait të saj Jamie Spears, por pas dyerve të mbyllura i kërkonte ndihmë babait dhe ekipit të saj.

“I thoja shpesh, “Pse po ma bën këtë gjë?” dhe ai më thoshte: ” Nëse ti nuk shtrohesh ne do shkojmë në gjyq dhe ti do humbasësh. Unë kam shumë njerëz në anën time ndërsa ti je vetëm, nuk ke as avokat”.

Artistja përshkroi më tej  kontrollin që Jamie dhe bashkëpunëtorët e tij kishin mbi të, duke thënë se ajo dikur ishte në një “marrëdhënie sekrete” me një burrë të paidentifikuar.

“Po flisja me një djalë dhe ai donte të largohej nga vendi me mua. Ishte një marrëdhënie e fshehtë, “,u shpreh Britney.

Por, kisha shumë frikë. Mendoja:”Çfarë do të bënte babai im nëse unë bëja diçka të gabuar?” Po sikur të më gjenin? Çfarë do të bënin ata?”

Këngëtarja përfundoi audion duke thënë se pavarësisht gjithçkaje që ndodhi mes saj dhe babait, ajo është më e zemëruar me nënën e saj, Lynne Spears, sepse nuk i doli kurrë në mbrojtje.

“Ajo mund të më kishte marrë një avokat në fjalë për dy sekonda,” tha këngëtarja e “Overprotected”. “Shoku im më ndihmoi të merrja një në fund, por sa herë që kontaktoja me një firmë, telefoni im përgjohej dhe ma merrnin.”/Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *