• |
ide | kryesore

Fergie rikthehet pas 4 vitesh në MTV Music Awards

-Instant, Paparazzi, Slider



Fergie performoi këngën e saj hit të vitit 2006 Glamorous  të dielën në MTV Music Awards 2022 në New Jersey.

Harlow hapi performancën e tij të ‘First Class’ brenda një aeroplani dhe më pas hyri në skenë.Së shpejti atij iu bashkua Fergie, e cila këndoi Glamourous ndërsa artisti kërcente pranë saj.

Një burim pranë prodhimit zbuloi ekskluzivisht për DailyMail se krijuesja e hitit Fergalicious do të shfaqej në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Ajo u rikthye në skenë pas katër vitesh që nga interpretimi i saj i diskutueshëm i The Star-Spangled Banner në NBA All-Star Game 2018.

Në MTV VMA u shfaqën edhe performanca nga Lizzo, J Balvin, Ryan Castro dhe Nicki Minaj.

Minaj, u nderua me çmimin Michael Jackson Video Vanguard Award, ndërsa Taylor , fitoi çmimin e lakmuar Video e Vitit për All Too Well (10 Minute Version) (Versioni Taylor)./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *