• |
ide | kryesore

“I ka bërë magji Mbappe”. Prapaskenë e frikshme e zbuluar nga vëllai i Pogba: “Për faj të tij rrezikova të vdisja”

-Instant, Sport



Çështja ka shpërthyer dhe nuk tregon asnjë shenjë se ka ndërmend të zbehet: Mathias Pogba vazhdon të hedhë akuza kundër vëllait të tij Paul përmes mediave sociale, ndërsa FranceInfo publikon një prapaskenë të re mbi grindjen familjare në shtëpinë e mesfushorit të Juventusit. “Rrezikova të vdisja për shkakun tënd, më le vetëm duke ikur dhe bën sikur je i pafajshëm. Do të më futësh edhe në burg. Kur të zbulohet gjithcka, kushdo do ta kuptojë se nuk ka njeri më frikacak në botë, tradhtar dhe hipokrit se ty”, ishte postimi i vëllait të madh të Pogba.

Siç ndodh shpesh, është cështje parash. Marsin e kaluar, Paul dyshohet se u rrëmbye në një apartament në Paris, atje – i kërcënuar nga dy njerëz të armatosur – iu kërkua një shpërblim prej 13 milionë eurosh, një për çdo vit karriere, gjatë të cilëve ky grup njerëzish, përfshirë pikërisht të vëllain e tij Mathias, e kishin mbrojtur.

Prapaskena e re e zbuluar ka lidhje me Kylian Mbappé: sipas FranceInfo, mesfushori i Juves ka paguar një magjistar për të mallkuar sulmuesin e PSG-së, i cili është bërë ylli i vërtetë i kombëtares franceze. Gjë që Paul e ka mohuar para hetuesve kur denoncoi të vëllain. Mathias, nga ana e tij, ka shtuar edhe detaje të reja për këtë histori, gjithmonë në Tëitter, duke iu drejtuar Mbappe: “Nuk kam asgjë kundër teje, nëse flas për ty është për të mirën tënde. Magjia është e vërtetë, më vjen keq për këtë vëlla (Paul, ed), një musliman që beson në magji. Nuk është kurrë mirë të kesh një hipokrit në krahun tënd”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *