• |
ide | kryesore

Kapet me drogë dhe vaj hashashi në makinë, në pranga ish-polici në Kuçovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-polici Sokol Dardha, 49-vjeç, është arrestuar gjatë një aksioni policor në lagjen “1 Maji” të qytetit të Kuçovës me drogë dhe vaj hashashi.

Droga ju gjet gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip Ford.

Policia ishte njoftuar në rrugë operative për veprimtarinë e tregtimit të lëndëve narkotike që ish efektivi ushtronte prej disa kohësh në qytet.

10 doza lënde narkotike dhe vaj hashashi gjeti dhe sekuestroi policia në makinën e Dardhës.

Dardha ka punuar në Policinë e Shtetit deri në vitin 1997. Ai sapo ka mbërritur në ambientet e DVP Berat ku edhe do të merret në pyetje në lidhje me aktivitetin e tij kriminal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *