• |
ide | kryesore

Makina plot me steka cigaresh kontrabandë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 48 vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e Policisë, pasi në makinën me të cilën ai udhëtonte janë kapur disa steka me paketa cigare, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale, sepse shtetasi A.S tashmë akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi:

A.S., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin A. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara”, thuhet në njoftimin e Policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *