• |
ide | kryesore

Ujësjellësi me vlerë mbi 4 mln euro, Vasili: Rama inauguron punimet ende pa mbaruar tenderimi

-Instant, Lajme, Të fundit



Partia e Lirisë në një dalje për mediat ka bërë një denoncim në lidhje me ujësjellësin në Memaliaj dhe fshatrave përreth me vlerë mbi 4 mln euro. Deputeti Petrit Vasili ka thënë se është bërë inaugurimi i ujësjellësit, për të cilin ende nuk ishte bërë tender. Vasili tha se kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi nisën më 7 prill të 2021-shit punimet për këtë ujësjellës, pa u shpallur më parë fituesi i tenderit.

Më tej deputeti shprehet se kontrata me kompaninë fituese është lidhur pas 2 muaj e gjysmë.

“Bëhet fjalë për ujësjellësin e Memalijat dhe fshatrave, Investim mbi 4 mln euro, i cili është bërë publik gjoja fillimi i punimeve, më 7 prill të 2021-shit. (jepet kronika ku shihet Çuçi dhe Rama). Tenderi përkatës është 4 mln. Por çka ndodhur? Kryeministri, hajdut dhe grabitqar, inauguron një ujësjellës që nuk ka mbaruar akoma. Ky është skandali, pjesa më rëndë, ku shqiptarët duhet ta kuptojnë. Tenderi, data 9 prill shpallej fituesi, kurse kryeministri në 7 prill shkoi dhe nisi punimet. Kontrata që lidhet për të filluar punimet, u nis në 9 qershor, dy muaj e gjysmë më vonë.”, tha Vasili.



13 Comments

  1. Po cfare rendesie ka kur behet dhe kur shpallet kur tenderat jane si kostumet qe kryerobaqepesi yne i qep per nje trup te caktuar dhe dihet atij i ben ai kostum. Biles ky te qep edhe kollaron.

  2. A ka ndonje shkerdhate nga ju si ku Petriti te na thote se sa shirita inagurimi rrugesh, hidrocentralesh e ku di une sa leshra te tjere ka prere Sali Karaxhici qe su realizuan kurre?!

  3. Vasilikos se kshu do te thon ne qofte se vete ne greqia o plak matuf sje ber ti per te na dhen mend neve o hajdut shoku likes je ti

  4. Pse nuk mereni me problemim e madh qe ngre Vasili por mereni me Vasilin? . Apo flet sufllaqja para mendjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *