• |
ide | kryesore

Babai aksidenton djalin 6 vjeç në Korçë, i doli makina nga kontrolli

Arkiva, Lajme, Të fundit
Fushë-Studen



Një aksident është raportuar mbrëmjen e kësaj të marte në Korçë, në lagjen nr.6 të këtij qyteti.

Sipas policisë shtetasi R.K., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar djalin e tij të mitur 6-vjeçar.

I mituri ndodhet aktualisht në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *