• |
ide | kryesore

Deliri i Bledi Çuçit pas arrestimit të turkut: Zero tolerancë për krimin e organizuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, çuditërisht me arrestimin e një hajduti turk kriptomonedhash ka marrë kurajon të reagojë në Tëitter duke thënë se për krimin e organizuar toleranca është zero, dhe se policia kriminale shqiptare e ka efikasitetin në rritje.

“Arrestimi i shtetasit turk të shumëkërkuar nga Interpoli një tjetër dëshmi e efikasitet gjithnjë e në rritje të policisë kriminale shqiptare. Përgëzime të gjithë oficerëve që morën pjesë në operacion. Tolerancë zero për krimin e organizuar!” – shkroi ministri i Brendshëm, i cili duket se nga ky sukses sporadik i janë venitur ngjarjet e tjera kriminale në vend.

Lexo më tej: Detajet nga arrestimi i milionerit turk/ Mbahej nën përgjim prej dy javësh, lidhja me nipin e Armand Dukës 

Të mendosh se Bledi Çuçi nuk ka reaguar një herë mbi ngjarjet që kanë përfshirë klanin Martinaj, një fole e krimit të organizuar, që nga masakra në Fushë Krujë e deri tek zhdukja e vetë Ervis Martinajt. Të shtosh këtu edhe faktin që nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjet që kanë background kriminal apo se njeriu që transportonte Martianjn ishte oficer i forcave operacionale të policisë, të bën të mendosh se Bledi Çuçi po kalon një farë deliri.

Ai ose nuk e di se në ç’gjëndje është katandisur vendi nga krimi i organizuar, ose përpiqet të propagandojë sado pak një operacion që rezultoi me sukses, edhe pse u desh mbi një vit për realizimin e tij. ©Lapsi.al 



8 Comments

    1. O Çuçkë, por të kërkuarit ndërkombëtar shqiptar kur do t’i kapni, apo këto “të hanë kokat e njëri tjetrit”!?!?
      Po vrasjet kur do t’i ulni, jo më shumë se dy në 24 orë?

  1. Kjo bushtrra e njeres nga kurvat e rameshurres e ka me mire te qihet sesa te lehe me ate mjeker bitheqiri te pangopure.
    Chuchke shkerdhate perverse njesoje si baxhellot e tjera te harem- gonorrese se qelbure.

  2. 5 pyetje nga selia”. Pyesin dhe përgjigjen vetë, nxjerrin edhe foto por kurrë nuk nxjerrin pamjet filmike reale, kurrë nuk nxjerrin fakte se si janë ndërtuar akset kryesore rrugore nacionale dhe dytësore, se si janë pastruar qytetet nga objektet pa leje dhe plehrat. Akuzojnë, dhe nuk rreshtin së kujtuari kryeministrit se “vjeshta erdhi, do të rrëzojmë ty, qeverinë, Parlamentin, SPAK-un, dhe amerikanët”. Dhe të mendosh se, kjo që flet dhe sillet kështu para mediave është opozita e “rinovuar” e vendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *