• |
ide | kryesore

Detajet nga arrestimi i milionerit turk/ Mbahej nën përgjim prej dy javësh, lidhja me nipin e Armand Dukës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shtetasi turk Faruk Fatih Özer është mbajtur nën përgjim për të paktën 2 javë, duke zbuluar të gjitha lëvizjet e tij bashkë me një grup prej 6 personash. Përgjimet kanë nisur me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit dhe me vendin të Gjykatës së këtij qarku, gjë e cila ka sjellë edhe zbulimin e vendndodhjes së saktë të Faruk Fatih Özer. Pas u siguruan se ku fshihej turku i kërkuar ndërkombëtarisht është organizuar operacioni për kapjen e tij.

Ai u kap në një plazh në jug të Shqipërisë bashkë me Edevaldo Haxhiun, shqiptari që e kishte ndihmuar milionerin e kriptomonedhës turke, Faruk Fatih Özer gjatë arratisjes.

Haxhiu, nipi i Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukës është arrestuar për herë të dytë.

Hera e parë ishte në shtator të vitit të kaluar, kur policia e identifikoi si njeriun që mori Özer nga aeroporti në Tiranë dhe e dërgoi në hotel.

Atëherë ai nuk i pranoi akuzat duke u shprehur se nuk e njihte Fatih Ozerin.

Megjithatë, u mësua se policia kishte shumë dëshmi se shqiptari ishte “personi që ndihmoi Fatih Özer të vinte në Shqipëri”.

Milioneri Özer u arratis nga Turqia në 20 prill dhe u strehua në Shqipëri bashkë me një server, brenda të cilit mbahen 108 milionë dollarë në kriptomonedha.



2 Comments

  1. 5 pyetje nga selia”. Pyesin dhe përgjigjen vetë, nxjerrin edhe foto por kurrë nuk nxjerrin pamjet filmike reale, kurrë nuk nxjerrin fakte se si janë ndërtuar akset kryesore rrugore nacionale dhe dytësore, se si janë pastruar qytetet nga objektet pa leje dhe plehrat. Akuzojnë, dhe nuk rreshtin së kujtuari kryeministrit se “vjeshta erdhi, do të rrëzojmë ty, qeverinë, Parlamentin, SPAK-un, dhe amerikanët”. Dhe të mendosh se, kjo që flet dhe sillet kështu para mediave është opozita e “rinovuar” e vendit

  2. familja Duka eshte e inkriminuar dhe duhet nje hetim i thelle qe te behet i mundur arrestimi i tyre Koka e krimit eshte Armand Duka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *