• |
ide | kryesore

DigitAlb/ Sezoni i ri, superargëtim dhe superoferta që ju kursen 11,000 Lekë

-Instant, Lajme, Të fundit



Duket se shqiptarët kalojnë shumë kohë përpara ekranit të televizorit, ndaj një pjesë e mirë e tyre kujdesen që kjo kohë të jetë e mbushur me programacion cilësor argëtues por edhe edukativ në të njejtën kohë.

Platforma televizive më e dashur e të gjithë shqiptarëve në mbarë botën, DigitAlb, ka nisur sezonin e ri televiziv, me një programacion të larmishëm e më fantastik se kurrë. E ndërsa ajo çfarë po sjell çdo ditë me qindra klientë në pikat e shitjes së DigitAlb është superoferta verore që kompania ka lançuar në treg.

Tashmë çdo paketë abonimi e përfitoni me ulje çmimi deri në 11,000 Lekë, por siç DigitAlb njofton kjo ofertë do të zgjasë edhe për vetëm pak ditë.

Oferta më e madhe e vitit sjell për të gjithë një larmishmëri paketash dhe mundësi fantastike abonimi nga të cilat mund të kurseni deri në 11,000 Lekë. Nxitoni të përfitoni deri më 31 Gusht, dhe do të mund të shijoni paketat një vjeçare Familjare ose Paketat Premium bashkë me të gjitha eventet sportive të përfshira si Premier League, La Liga, Bundesliga, Ligue 1, Eredivisie, e shumë të tjera:
▪ Paketa Fillestare nga 9900 Lekë ka zbritur në 6,990 Lekë
▪ Paketa Familjare Tokësore nga 11,990 Lekë ka zbritur në 8,990 Lekë
▪ Paketa Familjare Satelitore nga 18,990 Lekë ka zbritur në 13,990 Lekë
▪ Paketa Premium Tokësore nga 25,990 Lekë ka zbritur në 18,490 Lekë
▪ Paketa Premium Satelitore nga 31,990 Lekë ka zbritur në 20,990 Lekë

Sezoni i ri garanton premierat ekskluzive në gamën më të madhe të kanaleve kushtuar kinemasë, dokumentarëve, serialeve, programet më të dashura për vogëlushët të gjitha në shqip, sezonin e ri sportiv me ligat elitare të futbollit evropian.

Kjo ofertë përfundon më datë 31 Gusht, ndaj në të gjitha pikat e shitjes DigitAlb në të gjithë vendin rastis të takosh të apasionuar pas futbollit, që nuk guxojnë të humbasin asnjë prej ekskluziviteteve që DigitAlb transmeton si Kampionatin Anglez, Spanjoll, Kampionatin Gjerman, Francez, Holandez, Kupen e Italisë, Kupat dhe Superkupat Evropiane si edhe ndeshjet e Kombëtares Shqiptare dhe Përfaqësueses Kosovare.

Gjithashtu të gjithë abonentët e DigitAlb si brenda apo edhe jashtë vendit kanë mundësi që tashmë nëpërmjet aplikacionit më të ri përmes teknologjisë OTT, të shohin nëpërmjet internetit të gjitha kanalet e platformës, nga kudo ndodhen në Europë, Amerikë apo Kanada.

▪ Paketa Familjare OTT nga 25,990 Lekë ka zbritur në 18,490 Lekë
▪ Paketa Premium OTT nga 31,990 Lekë ka zbritur në 20,990 Lekë

DigitAlb ju fton të përfitoni në çdo pikë shitje kudo në Shqipëri e Kosovë, si edhe në çdo pikë të autorizuar ose online në www.digitalb.al. Gjithçka që ofron bota e madhe e televizionit, në çdo moment, kudo ku ndodheni, në formatin më ideal të zërit dhe figures, e përfitoni me çmimet më të mira.

 



1 Comment

  1. po nuk merret me njeri me DIGIHAJDUTET se edhe Superligen qe e kemi paguar per 1 vit e mori OVERSPORTI sic i kam marre Champions League si dhe Seria A.
    Nuk ble me njeri Digitalb qe edhe per filma ka ngel ne vend numero!
    nuk paguajme ne per Vjollca Bixhozçien!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *