• |
ide | kryesore

Drejtori i Inter tregon gjendjen e futbollit në Itali: “Mirë që u futën kompanitë e huaja, përndryshe…”

-Instant, Sport



Merkato e transferimeve dimërore të janarit do të paraprihet me disa javë, që do të thotë ndërmjet nëntorit dhe dhjetorit, gjatë Kupës së Botës në Katar, për të evituar që lojtarët – siç ndodh këto ditë – të luajnë me klubet ndërsa negociatat janë të hapura. Një çështje ‘delikate’ si e përcakton Giuseppe Marotta, duke marrë pjesë në inaugurimin e tre ditëve të fundit të negociatave të merkatos së verës në hotelin Gallia në Milano. “Por duhet vepruar në nivel UEFA, ndoshta përmes ECA-s (shoqata e klubeve, red). Edhe në këto orë, në çdo klub, ka situata për t’u përcaktuar, mes atyre që duhet të plotësojnë skuadrën ose të shesin lojtarët e tepërt. Një situatë shqetësuese për lojtarët: kështu do të jetë edhe në mes të nëntorit, kur do të ketë dy muaj inaktiviteti të pjesshëm”.

Administratori i Deleguar i Interit foli më pas për situatën italiane të futbollit: “Shpresoj se mund të ketë goditje të rëndësishme në këto orët e fundit të merkatos së transfertave edhe pse aktualisht jemi në një nivel më të ulët se kampionatet më të mira. Nuk është rastësi që ka gjithnjë e më shumë hapësirë për pronarët e huaj”. Marotta e vazhdon idenë e tij pikërisht në këtë kuptim: “Futbolli italian është në tkurrje të madhe financiare. Fatmirësisht kanë ardhur kompanitë e huaja që kanë sjellë një model biznesi dhe një mentalitet tjetër. Përndryshe futbolli ynë do të kishte qenë edhe më i vështirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *