• |
ide | kryesore

John Wall, rrëfimi tronditës: “Kam menduar vetëvrasjen”. LeBron i përgjigjet në Twitter

-Instant, Sport



“Në një moment mendova për vetëvrasje. Këputa tendinën e Akilit, nëna ime ishte e sëmurë dhe më pas u nda nga jeta, madje edhe gjyshja ime vdiq një vit më vonë, e gjitha në kohën kur ishim në mes të Covid. Ndiqja kimioterapinë e mamasë duke i qëndruar pranë, isha atje në frymën e saj të fundit, duke veshur të njëjtat rroba për tre ditë dhe duke fjetur në divanin pranë saj”. Është zbulimi tronditës i John Wall, basketbollistit që kaloi në verë te Los Angeles Clippers, pas dy vitesh të errëta të diktuara nga një seri e pafund dëmtimesh, humbja e nënës së tij dhe shqetësimet e lidhura me pandeminë.

Houston Rockets, në një moment, pavarësisht një kontrate faraonike, e kishin lënë mënjanë. Wall luajti vetëm 40 ndeshje në tre vitet e fundit edhe për shkak të një dëmtimi shumë të rëndë, këputjes së tendinës së Akilit, që e kishte bërë atë të ishte pothuajse një ish-lojtar. “Nëse kam arritur të dal nga ajo situatë, mund ta bëj në çdo fushë tjetër të jetës. Për mua është e jashtëzakonshme të kthehem aty ku dua të jem dhe që tifozët ende duan të më shohin në fushë, por edhe mbështetja e vendlindjes sime do të thotë gjithçka për mua”, zbuloi organizatori në inaugurimin e një kopshti në Karolinën e Veriut, kushtuar kujtimit të nënës së tij. “Do të jemi gjithmonë pranë teje! Nuk ka dyshim, vëlla. Jam krenar për ty!!!” i dërgoi një mesazh miku i tij i madh LeBron James në Twitter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *