• |
ide | kryesore

Khloe Kardashian kundër Kim: Askush nuk të simpatizon

-Instant, Paparazzi, Slider



Khloe Kadashian ka kritikuar së  fundmi motrën e saj Kim për intervistën e saj të diskutueshme të Variety.

“Askush nuk të simpatizon”,dëgjohet  Khloe duke i thënë Kim në trailerin ‘ The Kardashians’

Si përgjigje,themeluesja e ‘Skims’ tregon se ajo është e mërzitur dhe  e kupton pse njerëzit u indinjuan. Khloe më pas e inkurajon atë të kërkojë falje.

Gjatë intervistës së 9 marsit, Kim tha se ajo ka “këshillat më të mira për gratë në biznes”, përpara se të thoshte thënien e saj tashmë famëkeqe.

“Duket sikur askush nuk dëshiron të punojë këto ditë”, vazhdoi ajo. “Ju duhet të rrethoheni me njerëz që duan të punojnë.”

Mirëpo, deklarata e saj nuk u prit mirë nga fansat të cilët u shprehën se Kardashian nuk i takon të flasë pasi ajo ka patur privilegjin të rritet në Hollywood me një familje të pasur.

Traileri prezanton gjithashtu një sezon të mbushur me ngjarje, me Kendall  të mërzitur që motra Kylie Jenner anuloi takimin në minutën e fundit, duke thënë se ajo “asnjëherë nuk merr përsipër përgjegjësi”. Të gjithë sytë janë gjithashtu te Kris Jenner, pasi ajo do bëjë  një operacion në dukje të rëndë.

“Mos u thuaj fëmijëve të mi se kam frikë”, thotë ajo gjatë një interviste, duke fshirë lotët.

Sezoni i dytë i The Kardashians do të shfaqet premierë më 22 shtator në Hulu./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *