• |
ide | kryesore

Partia e Lirisë: Shqipëria e para në rajon për numrin më të madh të të burgosurve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së lirisë, Tedi Blushi ka akuzuar qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama se është kujdesur që në 10 vite në pushtet, ta kthejë Shqipërinë në një vend ku shtohet vetëm varfëria dhe numri i të burgosurve.

Duke iu referuar një raporti të organizatës prestigjioze “World Prison Population”, Blushi sqaroi se është tepër shqetësues fakti që Shqipëria kryeson mbi vendet e rajonit, si shtetit me më shumë të burgosur për numrin e popullsisë.

“Një tjetër rekord i zi tronditës është që Shqipëria radhitet sot e para në rajon për numrin e të burgosurve në raport me popullatën. Me 179 pikë ndërkohë që vendet e tjera të rajonit janë poshtë kësaj shifre tronditëse”, tha Blushi duke iu referuar një raporti nga organizata prestigjioze “World Prison Population” edicioni i 13.



6 Comments

  1. Partia e Lirise! Kush ja ka gjetur kete emer idiot, apo vete prijesi?!

    Na lodhen me keto emra perverse! Partia e Lirise, Partia e Leshit.

    Do shkoj te votoj per Partine e Lirise. Pa lidhje fare!!! Si filma me gjermon dhe parizon. Mecoooooooooooooo! 😀

  2. E ke gabim, pasi ka shume here me pak se cduhet t kishte. Shumica e politikaneve, prokuroreve, gjykatesve dhe mjekeve te korruptuar si dhe bandat kriminale qe ata mbeshtesin jane jashte. Merru me ekonomine dhe me krizen artificiale te enrgjise si dhe rritjen e karburanteve pa leri burgjet se behesh karagjoz pasyaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *